Gazeta Shqiptare

Doza nxitëse për 12-15-vjeçarët. Në SHBA, FDA autorizon vaksinën e "Pfizer", si dhe shkurton intervalin në 5 muaj

-

Administra­ta e Bar nave dhe Ushqimeve më Shtetet e Bashkuara autorizoi përdorimin e një doze të tretë të vaksinës së "Pfizer" me "BioNTech" për fëmijët në moshë 12-15 vjeç, si dhe ngushtoi intervalin e marrjes së dozave nxitëse në 5 muaj nga 6. Agjencia autorizoi gjithashtu një dozë të tretë për fëmijët në moshë 5-11 vjeç, që kanë sistem imunitar të komproment­uar. Vendimi rregullato­r vjen në një kohë të rritjes së rasteve me variantin "Omicron" dhe përpara se fëmijët të rikthehen në shkolla pas pushimeve. "Bazuar te vlerësimet e Agjencisë ndaj të dhënave të disponuesh­me, një dozë nxitëse e vaksinave të autorizuar­a mund të ofrojë mbrojtje më të mirë kundër të dy varianteve, 'Delta' dhe 'Omicron'", tha Peter Marks, drejtor i qendrës për vlerësime biologjike tek Administra­ta e Barnave në SHBA.

Qeveria e SHBA-ve u ka bërë thirrje amerikanëv­e që të vaksinohen dhe të marrin dozat nxitëse, duke u bërë të ditur dhe të pavaksinua­rve që janë në rrezik më të lartë të COVID të ashpër dhe vdekjes. Një panel këshillues i CDC pritet të takohet më vonë gjatë javës për të diskutuar mbi këto ndryshime. Infeksione­t ditore me COVID janë dyfishuar në 418,000, sipas mesatares së 7 ditëve të fundit. Deri më tani 62% e popullsisë së përshtatur në SHBA konsideroh­et tërësisht e vaksinuar, me 1/3 e tyre që ka marrë një dozë nxitëse. Agjencia bëri të ditur se e ka marrë vendimin, pasi rishikoi të dhëna në terren nga Izraeli, përfshirë sigurinë te mbi 6,200 individë në moshë 12-15vjeç, që kishin marrë një dozë të tretë të "Pfizer", të paktën 5 muaj pas përfundimi­t të regjimit me 2 doza. Sipas CDC, 2 doza të vaksinës me teknologji ARN janë rreth 35% efektive kundër infeksioni­t nga "Omicron", por një dozë nxitëse rikthen efektshmër­inë në 75%, bazuar te të dhënat nga Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania