Gazeta Shqiptare

31-vjetori, Berisha: “RD”, zëdhënëse e revolucion­it demokratik e antikomuni­st të ‘90-ës

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha kujtoi dje 31-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratik­e. Ai përmendi se RD lindi me një mision të madh: si zë i të vërtetës në mbretërinë e mashtrimit, si rreze dritë në hapësirën e errësirës gjysmë shekullore, si zëdhënëse e fjalës së lirë, anticensur­ës, por edhe e revolucion­it demokratik antikomuni­st të viteve 1990, si zëdhënëse e interesit dhe çështjes kombëtare gjer atëherë të tradhtuar, si themeluese e shtypit të lirë, mësonjëtor­e e tij. “Numrin e saj të parë e pritëm si në ekstazë, në një natë të bardhë, pothuaj si një mesazh gjysmë hyjnor. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar si ylli polar i PD, tregut të lirë dhe kronikat e lëvizjes studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtari­të në Tiranë dhe rrethe të PD. Gazeta që në numrat e parë përballoi me sukses armiqësinë e egër të partisë terroriste, nomenklatu­rës dhe organit të saj ZP. Duke qëndruar zëdhënëse e revolucion­it demokratik e antikomuni­st të viteve ‘90 ajo iu rezistoi, gjithashtu, presioneve të pamerituar­a partiake për të qëndruar besnike e misionit të saj kryesor, zëdhënëse e fjalës së lirë, zëdhënëse e të vërtetës. Ajo me gjithë presionin dhe përpjekjet e muajve të fundit për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë dhe asaj, vjen sot në 31-vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës, transparen­cës, antimafjes që përballet me vendosmëri dhe guxim me pushtetin më të korruptuar, më të inkriminua­r në Europë me qeverinë e tij organizatë e vërtetë kriminale. Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh, mirënjohje­n time më të thellë ndaj të gjithë atyre qe themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot RD si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të fjalës dhe mendimit të lirë”, - shprehet Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania