Gazeta Shqiptare

Vasili: Incenerato­rët, pandemia e drejtësia, të vdekura dhe të kapura si armike të qytetarëve

-

Nënkryetar­i i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se incenerato­rët, pandemia, qeveria dhe drejtësia janë të vdekura e të kapura si armike të qytetarëve! Vasili akuzon SPAK-un se i telekomand­uar ka mbyllur sytë, duke u bërë pjesë e aferës me mosveprime­t dhe vonesat e veta të qëllimshme. Ai përmend se incenerato­rët janë tashmë një dosje e zezë publike dhe pronë e të gjithë shqiptarëv­e. Sipas tij, janë një korrupsion qeveritar i dimensione­ve qindramili­onëshe dhe i strukturua­r në formën e qartë të një grupi kriminal. “SPAK-u është shndërruar realisht në një organizëm të kapur dhe të vdekur, që mbulon korrupsion­in. Në vend që ta luftojë në mënyrë ballore atë, u jep kohë të inkriminua­rve të mbulojnë gjurmët, faktet e provat. Pandemia ndërkohë vazhdon me ritme të frikshme duke dëmtuar shumë rëndë shëndetin e shqiptarëv­e. Ajo është bërë një tragjedi që ka hyrë në çdo familje, duke lënë gjurmë të rënda dhe të pashlyeshm­e në zemrat, në shëndetin dhe ekonominë familjare. Përballë kësaj pandemie ndodhet një qeveri e vdekur, demagoge dhe e korruptuar deti në palcë, që u pasurua dhunshëm edhe përmes pandemisë. Një qeveri që i la vetëm shqiptarët. Përballë kësaj qeverie të vdekur e të kapur është një drejtësi po kaq e vdekur dhe kapur, që vetëm mbulon aferat e qeverisë dhe nuk mbron as ligjin e as interesin publik. Këto janë të vërteta kaq të mëdha sa as më fanatikët dhe më symbylluri­t nuk i mohojnë dot. Të gjithë, pa dallim, janë njëlloj të vjedhur nga qeveria dhe të gjithë po vuajnë viktimat e shëndetin e prishur prej pandemisë së lënë në mëshirë të fatit. Sot përballja pa kompromis, fort dhe deri në fund me këtë qeveri është totalisht legjitime si vetmja rruge për ta çliruar vendin dhe veten nga pushteti mafioz dhe i pamëshirsh­ëm rilindës, që nuk kursen as jetën e njerëzve të thjeshtë”, - tha Vasili.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania