Gazeta Shqiptare

“Nisim këshillimi­n kombëtar”, Rama: do vjelim mendimin e qytetarëve

Kryeminist­ri: Formular në çdo shtëpi, pyetje për ekonominë, drejtësinë dhe integrimin “Energjia, s’mund t’i vëmë një bravë apo t’i ndryshojmë çelësin”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama mblodhi dje kabinetin qeveritar. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve të Vitit të Ri. Mbledhja e qeverisë u zhvillua te “Vila 30” në zonën e ishBllokut. Mësohet se kryeminist­ri dhe ministrat diskutuan për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022, adresimi i shumë sfidave, disa prej të cilave mbeten pandema dhe kriza energjetik­e. Në diskutim janë marrë të gjitha fushat dhe të gjitha dikasteret sa u përket objektivav­e të 300 ditëve në vijim. Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të shkuar, në të njëjtin vend Rama mblodhi sërish ministrat dhe ata raportuan për punën e tyre të 100 ditëve të para. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeminist­ri Edi Rama nisi një komunikim “live” në “Facebook” me moton “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”. Rama i prezantoi qytetarët edhe me formularin e këshillmit të parë publik. Kryeminist­ri shqiptar tregoi se çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin, me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave. “Ideja është që këta formularë të plotësohen kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin ‘online’ apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar”, tha ai. Rama tregoi se do të jetë një proces dëgjimi, që shkon përtej shumicës politike dhe fjala është për një sërë pyetjesh, qëllimi i të cilave është të dëgjohen sa më seriozisht problemet e qytetarëve. “Plotësimi i tij nuk do të jetë i detyrueshë­m”, tha kryeminist­ri në daljen e tij të parë për 2022-shin. Ai tha se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuoj­në. Kryeminist­ri Rama ceku vetëm pjesën ku vetë buxheti i shtetit dëmtohet duke e cilësuar “grabitje të skemës së pensioneve”. Ai nënvizoi se nga kjo sjellje e bizneseve “pamundësoh­et rritja e pensioneve”. “Do të marrim masa realisht të dhimbshme për ata që nuk do të reagojnë për deklarimin e pasaktë të pagave”, tha Rama. Qeveria “Rama” ka tentuar disa herë të luftojë këtë fenomen që pagërrjedh­ja dëshmoi se është përhapur masivisht në Shqipëri. Po pagërrjedh­ja tregoi se përpjekjet e qeverisë deri tani kanë qenë jo efektive. “Të shtrëngojm­ë skemën e sigurimeve, që të kontribuoj­në të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’u shmangen taksave dhe kontribute­ve shoqërore”, tha Rama.

PAGAT

Hera e fundit që Edi Rama premtoi luftë ndaj evazionit fiskal dhe punonjësve që nuk deklarohen ishte gjatë pandemisë. Ai u zotua për “shpërblim” për punonjësit që denonconin punëdhënës­in. Sipas tij, kjo nismë vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjesë e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre. Ai u ndal edhe të pagat, ku paralajmër­oi se do të ketë sanksione për ata që kryejnë abuzime. Kreu i qeverisë kujtoi se kemi hyrë në vitin ku pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra në muaj nuk tatohen. “Të gjithë sipërmarrë­sit që abuzojnë duhet të vetërregul­lojnë pagat deri më 20 janar, ndryshe do përballen me penalitete. Dalja e këtyre të dhënave ka ndihmuar të kemi qartësi. U është drejtuar një letër të gjithë atyre që në deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për një pasaktësi që fsheh evazion dhe i është kërkuar që të ndërhyjnë për të rregulluar deklarimin deri në 20 janar kur deklarohen pagat e punonjësve. Mosdeklari­mi i pagave përbën një shkelje administra­tive. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga Drejtoria e Tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin, por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë, kemi të bëjmë me një grabitje”, - deklaroi z.Rama. Lidhur me krizën energjetik­e, kryeminist­ri foli për përballje të situatës. Sipas tij, qeveria u është bërë mburojë konsumator­ëve familjarë dhe bizneseve të vogla. “Fakti që në Shqipëri kriza energjetik­e nuk po ndjehet në familje, nuk po ndihet në biznese, nuk do të thotë që Shqipëria nuk po përballet me një krizë energjetik­e, por do të thotë që Shqipëria po ia del të përballë krizën energjetik­e pa e lënë atë të rrëshqasë në kurriz të qytetarëve, të konsumator­ëve familjarë, apo bizneseve, pasi qeveria iu është bërë atyre mburojë sikurse u jemi zotuar. Por ama kjo është një përballje e përditshme, përballje që ka kosto, patjetër se nuk është përballje trup me trup dhe natyrisht që krizës energjetik­e nuk mund t’i vëmë një bravë apo t’i ndryshojmë çelësin. Duhet ta përballim”, tha Rama. Kreu i qeverisë foli edhe për situatën energjetik­e në Kosovë, ku u shpreh se edhe në vijim Shqipëria do ta ndihmojë kur ta ketë mundësinë. “Kosova është në një situatë kritike, që lidhet edhe me një trashëgimi të vështirë edhe të një sistemi jashtëzako­nisht problemati­k. Ne e kemi dhënë ndihmën tonë për Kosovën. Më vjen mirë që mundëm ta ndihmojmë përsëri pasi patëm një ndërprerje për disa ditë për pamundësin­ë tonë. Do të shikojmë në vijim çdo rast dhe sido që të jetë mundësia, sado e vogël, ne përsëri do të japim ndihmën tonë për Kosovën”, - theksoi Edi Rama.

 ?? ?? MOSDEKLARI­MI
“Mosdeklari­mi i pagave përbën një shkelje administra­tive. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga Drejtoria e Tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin, por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë, kemi të bëjmë me një grabitje”, - deklaroi z.Rama.
MOSDEKLARI­MI “Mosdeklari­mi i pagave përbën një shkelje administra­tive. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga Drejtoria e Tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin, por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë, kemi të bëjmë me një grabitje”, - deklaroi z.Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania