Gazeta Shqiptare

Kompania shqiptare, në skandalin e “Pandora Papers”

SPAK-u nis hetimin për transferta­t “offshore”

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka regjistrua­r një procedim penal dhe po heton transferta­t “offshore” në favor të një kompanie konsulence të regjistrua­r në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumentev­e të “Pandora Papers”. “Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacio­n më shumë”, - tha për BIRN koordinato­rja për marrëdhëni­en me median në SPAK, Xhuljeta Krasta. Bazuar në dokumentet e “Pandora Papers”, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencë­s “AL Energy Transmissi­on” përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake “Energoinve­st”, e cila ndërtoi linjën e interkonje­ksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës. “AL Energy Transmissi­on” është e regjistrua­r në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi. Sipas dokumentev­e të regjistrim­it të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40- vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrim­it të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner biznesmeni­n Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros. Për disa njerëz në Shqipëri, Kallupi njihet si “Vasili i Vjenës” për shkak se ai ka jetuar në kryeqyteti­n e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeminist­rin Fatos Nano. Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmër­ojnë se kur paratë transferoh­en nëpërmjet juridiksio­neve “offshore”, risku i korrupsion­it rritet./BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania