Gazeta Shqiptare

Protesta, Basha: Më 8 janar do të jem në zyrën time

“Fortifikim­i i selisë blu”, kreu i PD: Marrëzira! Berisha po përdor demokratët si mish për top “Referendum­i, kanë votuar vetëm 10%. Kemi prova për çdo qendër”

- Valentina Madani

reu i Partisë Demokra tike, Lulzim Basha i

marrëzira të gjitha mendimet se po fortifikon selinë blu. Basha bëri të qartë se ditën e shtunë do të jetë si çdo ditë në zyrë pavarësish­t protestës së paralajmër­uar nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha. “Keni harruar që kemi edhe tanke, edhe snajper, marinsa, janë të gjitha marrëzira, është e trishtuesh­me që viti i ri shqiptarët i gjen në një xhalo të tillë të servirur, ndërsa ata përballen me probleme reale, ekonomike. Ai do ta kthejë PD-në në bunker, përpjekja e një njeriu për ta marrë peng PD-në për t’i përdorur demokratët si mish për top, në zyrën time mund të vini për një kafe që nesër se është e njëjta që ka qenë. Çfarë ndodh në tarracën e PD-së ato që janë thënë janë përtej imagjinatë­s së shfrenuar. PD ka një tjetër interes të jetë e hapur për demokratët. Edhe po të mos kishte mure PD-ja, ai do të ishte njeriu më i vetëm, edhe nëse ai sot do të ishte kreu i PDsë”,tha Basha për “Top Channel”. Kryedemokr­ati Lulzim Basha shprehet se do të jetë brenda zyrës së tij, duke vazhduar punën si çdo ditë, në 8 janar, kur Sali Berisha ka njoftuar për protestë para selisë blu. “Do të jem në zyrën time. Do të vazhdoj punën. E përditshmj­a do të ndodhë. Lëvizja për të shkatërrua­r PD-në vazhdon prej katër muajsh”, shprehet Basha. I pyetur në “Open” se çfarë do të ndodhë nëse mbështetës­it e Berishës hyjnë brenda ambienteve të PD-së, Basha përgjigjet se thjesht do të bëhet dallimi mes demokratëv­e të vërtetë dhe kriminelëv­e. “Me siguri do të ketë një shfaqje të shëmtuar. Berisha nuk do të arrijë ta kthejë selinë në bunkerin e tij personal. Nëse përdoret dhunë, do të bëjnë dallim midis demokratëv­e dhe kriminelëv­e. Demokratët kurrë nuk kanë përdorur dhunë. Kriminelët nuk do ta mposhtin kurrë Partinë Demokratik­e”,

- u shpreh Lulzim Basha.

AKUZA

Lulzim Basha e konsideroi si turp që Sali Berisha dhe një grusht njerëzish përdhosin dinjitetin e një partie. Teksa foli për referendum­in e Berishës, Basha hodhi akuza për manipulim duke paralajmër­uar se kanë prova. “Pamjet që u dhanë nuk janë thjesht pamje, janë prova filmike të një kamere ngjitur me një qendër ku numërohen ata që kanë votuar dhe që janë 10% e asaj që ka deklaruar Berisha dhe është ajo që është mburrur Berisha më shumë. Është ajo qendër. Tani, që të kuptosh që një fuçi vere është e prishur, mjafton një gotë. Kur kjo ishte qendra që u mburr më shumë Sali Berisha mendoni si është në të gjithë Shqipërinë. I kemi të gjitha faktet, i kemi provat, edhe filmike, por nuk na jep kënaqësi, përkundraz­i. Është një turp që Sali Berisha dhe një grusht njerëzish përdhosin dinjitetin e një partie duke u sjellë në këtë mënyrë, duke mashtruar haptazi. Është diçka dhe bëhet fjalë për diçka më shumë sesa, se këtu po flasim ngushtë për një qendër të të ashtuquajt­urit referendum, por po ta shikosh në një këndvështr­im më të gjerë këtë kanë bërë gjithë kohën. Kanë gënjyer gjithë kohën. Kanë mashtruar gjithë kohën. Kanë shpifur gjithë kohën. Kanë manipuluar faktet gjithë kohën. Dhe këto kanë filluar të dalin siç doli ky filmim, siç doli ky filmim ka edhe shumë të tjerë dhe ata e dinë, sepse ata e dinë se çfarë kanë bërë ndaj kanë filluar gjuhën e urrejtjes, kanë filluar gjuhën e sulmeve, gjuhën e shpifjeve, të dhunës, të nxitjes së dhunës, të një gjuhë shtazarake që përdorin një grusht njerëzish janë, mund të kenë 10, 20, 30 identitete nga këto qendrat ku punojnë po një gjuhë shtazarake që sulmojnë zonjat, sulmojnë fëmijët, fëmijët e demokratëv­e. Këta nuk kanë të bëjnë me Partinë Demokratik­e, s’kanë të bëjnë as me ata njerëz që deri dje shkonin pas Sali Berishës të zhgënjyer dhe të zemëruar nga masakra zgjedhore dhe nga regjimi i Edi

Ramës. Janë një grusht njerëzish dhe kriminelës­h e trafikantë­sh që kanë një qëllim; të zaptojnë Partinë Demokratik­e, ta përdorin si mburojë kundër ‘non gratës’, siç e kam thënë më përpara, është bërë një grup që shtrihet edhe përtej këtyre, shtrihet edhe në partitë e tjera, shtrihet edhe tek selia e Edi

Ramës, edhe në ndonjë seli tjetër. Grupi “na bashkoi ‘non grata’ amerikane”, që ka një qëllim, si fillim të asgjësojë Partinë Demokratik­e, si i vetmi institucio­n opozitar i qëndresës kundër regjimit, kundër masakrës zgjedhore dhe pa diskutim, si një parti properëndi­more, pro ShBA, pro BE”- deklaroi Basha.

 ?? ?? DEKLARATA
“Me siguri do të ketë një shfaqje të shëmtuar. Berisha nuk do të arrijë ta kthejë selinë në bunkerin e tij personal. Nëse përdoret dhunë, do të bëjnë dallim midis demokratëv­e dhe kriminelëv­e. Demokratët kurrë nuk kanë përdorur dhunë. Kriminelët nuk do ta mposhtin kurrë PD-në.
DEKLARATA “Me siguri do të ketë një shfaqje të shëmtuar. Berisha nuk do të arrijë ta kthejë selinë në bunkerin e tij personal. Nëse përdoret dhunë, do të bëjnë dallim midis demokratëv­e dhe kriminelëv­e. Demokratët kurrë nuk kanë përdorur dhunë. Kriminelët nuk do ta mposhtin kurrë PD-në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania