Gazeta Shqiptare

PD-ja mbyll dyert, mbështetës­it e Berishës: Basha e ktheu në bunker

“Unë jam krimineli!?”Anëtari i kryesisë së FRDP, Bashës: Jam burgosur për të të bërë ty kryeminist­ër “Më datë 8 janar në PD do të hyjnë 44 mijë demokratë”

- Valentina Madani

Në selinë blu, anëtarët e Komisionit të Përkohs hëm për Rithemelim­in e Partisë Demokratik­e ishin dje sërish për t’i kujtuar Lulzim Bashës skadimin e afatit që i kishin lënë për t’u larguar nga zyra, por dyer i gjetën edhe dje të mbyllura. Pas kësaj tentative të dështuar për të hyrë në ambientet e brendshme të PD-së, Aldo Bumçi akuzoi Bashën se ka bunkerizua­r Partinë Demokratik­e. “Kemi ardhur këtu me drejtuesit e tri degëve të Tiranës. Sot kishim caktuar një mbledhje pune, vend tjetër për të bërë këtë mbledhje nuk ka. Tashmë selia është kthyer në një bunker. Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo situatë. Për herë të parë në 30 vite partia e Lulzim Bashës është kthyer në bunker, i ka mbyllur dyert. Të më gjejë dikush një të mirë për këtë gjë, që opozita të kthehet në bunker. Kjo i shërben vetëm Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është kriminale, projekt për të zhdukur opozitën. Por, opozita është gjallë, është ajo që mbushi ‘Air Albanian’, ajo që shkarkoi Bashën me 45 mijë firma. Por, ditën e shtunë do ta çlirojmë këtë godinë”, - u shpreh Bumçi. Ai paralajmër­oi se në 8 janar selia do t’u rikthehet demokratëv­e. “Gjithmonë ka qenë një parti e hapur. Për herë të parë në 30 vite partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert. Më thoni një të mirë të kësaj që opozita të kthehet në burg. Ditën e shtunë opozita do ta çlirojë edhe këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëv­e. Ku të marrim leje tek ‘e-Albania’?”, - u shpreh Bumçi. Dy ditë më parë në selinë e PD-së shkoi Flamur Noka dhe disa deputetë të tjerë, të cilët i gjetën të mbyllura të gjitha dyert. Gent Stazimiri nuk la pa e ironizuar Bashën, i cili vetëm pak metra larg anëtarëve të Komisionit të Rithemelim­it po ndante një kafe me gazetarët. “Nuk i thërret gazetarët në zyrë që të mos shohin sekretet që ka brenda për brenda godinës. E keni në kafe tani, keni gjë për t’i thënë? Nuk ka punë tjetër veç se të pijë kafe. Premtoi betejë pa kompromis. Ky oborr i shkretëtir­ës, godina e zbrazëtisë së madhe. Nëse do të kishte betejë nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo. Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. Janë 44 mijë veta që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëv­e. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, - theksoi Strazimiri.

FORUMI

Dyert e mbyllura të selisë së PD-së i gjeten edhe të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat, që shkuan në selinë e Partisë Demokratik­e pak minuta më vonë. Disa prej anëtarëve të këtij forumi thanë se kjo situatë nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe kanë kërkuar që PDja të jetë e hapur për të gjithë. Një prej tyre, i prezantuar si anëtar i kryesisë së FRPD, Mariglen Doçi, tha se ai është krimineli për të cilin ka folur kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe se është burgosur që ai të bëhet kryeminist­ër. “Ftoj mediat të ndjekin fjalën e një krimineli. Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpëritj­e në media dhe për shkakun tënd jam burgos. Për të të bërë ty kryeminist­ër, unë jam burgosur. Si unë janë edhe 3300 qytetarë të tjerë, kriminelë që janë proceduar, kanë qenë në burg për shkakun tënd, për të bërë ty kryeminist­ër. PD-ja nuk mund të mbyllet me hekura, ne nuk jemi kriminelë, jemi idealistë që e duam PD-në të çliruar jo me si këto metodat e tua. PD-ja nuk duhet të ketë as dyer, sepse është simbol i lirisë. Më datë 8 do të çlirojmë selinë tonë nga shpura jote dhe më pas hap pas hapi edhe Shqipërinë”, tha ai. Një tjetër aktiviste e FRPD-së akuzoi se t’i mbyllësh derën të rinjve është e papreceden­të. “Nuk mendoj se ka nevojë të njoftohet administra­ta. Nuk besoj se jemi në rrezik për këtë seli, një grup të rinjsh që duam të zhvillojmë një mbledhje organizati­ve. Është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe, për çdo mendim kundër. Ne do të jemi më 8 janar pjesë e protestës”, tha ajo. Një nga anëtarët e tjerë të FRPD e cilësoi si turp mbylljen e dyerve të selisë blu. Ai tha se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe kjo është ajo që kërkon rinia. “Tentuam të futemi në selinë tonë. Blindimi i dyerve të shtëpisë së demokratëv­e ishte turpi i fundit të Lul turpit. A thua se s’ka demokratë t’i dalin për zot shtëpisë së tyre. Harroje Lul Basha se mund të bëhesh gangrenë për PD-së. Ne jemi arrestuar që ai të bëhet kryeminist­ër e më vjen turp që kam luftuar për të. Ai mendon se po zgjedh të ardhmen, por e ardhmja dhe rinia do të jetë në 8 janar në protestën ku do të çlirohet PDja nga tentakulat e Bashës. Basha s’e lejon të japë dorëheqjen. Blindimet e selisë i ka zakon vetëm Edi Rama”. Anëtarët e FRPD-së vendosën disa adezivë ku shkruhej: “PDja parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”, “Jo bunkerit të diktatorit”. Më tej, ata u shprehën se do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha që do të zhvillohet ditën e shtunë. Në mungesë të plotësimit të kërkesës për dorëzimin e detyrës nga kryedemokr­ati Lulzim Basha, Komisioni i Rithemelim­it ka thirrur demokratët në protestën që do të mbahet të shtunën në orën 12:00.

 ?? ?? AKUZA
Aldo Bumçi akuzoi Bashën se ka bunkerizua­r PD-në, duke e paralajmër­uar se në 8 janar selia do t’u rikthehet demokratëv­e. “Gjithmonë ka qenë një parti e hapur. Për herë të parë në 30 vite partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert. Më thoni një të mirë të kësaj, që opozita të kthehet në burg. Ditën e shtunë opozita do ta çlirojë edhe këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëv­e. Ku të marrim leje tek ‘e-Albania’”, - u shpreh Bumçi.
AKUZA Aldo Bumçi akuzoi Bashën se ka bunkerizua­r PD-në, duke e paralajmër­uar se në 8 janar selia do t’u rikthehet demokratëv­e. “Gjithmonë ka qenë një parti e hapur. Për herë të parë në 30 vite partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert. Më thoni një të mirë të kësaj, që opozita të kthehet në burg. Ditën e shtunë opozita do ta çlirojë edhe këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëv­e. Ku të marrim leje tek ‘e-Albania’”, - u shpreh Bumçi.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania