Gazeta Shqiptare

Blindimi i PD-së, Berisha: Mos u bëni skllevër të Bashës

“Farë e keqe”, ish-kryeminist­ri: Nga humbja në humbje, thotë më ndiqni se jam e ardhmja “I lidhur me Ramën, në aferën e biznesit në portin e Durrësit”

- Valentina Madani

Ish-kryeminist­ri Sali Ber isha gjatë takimeve dje me demokratët e Fierit dhe Gjirokastr­ës në kuadër të 31vjetorit të themelimit të degëve kërkoi sërish largimin e Lulzim Bashës. Ai deklaroi se në historinë e 30 viteve, asnjë njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta morale politike të këtij njeriu. Sipas tij, Basha dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Berisha tha se në 3 muaj, “Foltorja”, Kuvendi Kombëtar dhe referendum­i për shkarkimin e Bashës janë mrekullia më e madhe që ka ndodhur këto 30 vite. Lideri historik i PD-së tha se Basha është peng i Ramës dhe premtoi se do i falin 20 karrige dhe 20 brava. “Në një hark kohor 3-mujor i dha vendit ato mrekulli që Shqipëria dhe shqiptarët nuk i kishin parë kurrë më parë. I dha vendit Kuvendin e lirisë i mbledhur nga anëtarët, i dha vendit referendum­in. Tregoi se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona dhe se ne jemi dhe do të qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtje të saj. Miqtë e mi, pasi dështuan në marrjen peng të PD-së, pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të dekurajuar ‘Foltoret’, për të dekurajuar Kuvendin e lirisë, tani këta mjeranë, Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin shtëpinë e lirisë. Shtëpinë tuaj, shtëpinë tonë. Për secilin prej jush, për çdo shqiptar, sqaroj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa do t’i falim Lulzim Bravës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është te parimi themelor i çdo demokracie, në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohe­t. Shkelmimi i këtij parimi është tipari i regjimeve diktatoria­le. Shkelmimi i këtij parimi është tipar i diktaturav­e komuniste”, - theksoi z.Berisha

AFERA

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha hodhi dje akuza kundër Lulzim Bashës, duke thënë se është i lidhur me një aferë biznesi në portin e Durrësit. Berisha po ashtu nuk harroi edhe akuzat e bëra më herët, duke thënë se Basha është peng i Ramës për dosjen “Yaris” dhe “Muzin”. “Është i lidhur në afër biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën. Nuk kemi të bëjmë me një njeri me çrregullim­e të shëndetit mendor, por kemi të bëjmë me një njeri, që nuk njeh asnjë normë asnjë moral. Data tetë është një datë historike jo vetëm për

PD-në, por për të gjithë Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e këtij kombi, vendimin suprem të referendum­it dhe anëtarësis­ë e zbaton në një protestë festive paqësore vetë anëtarësia e PD-së”, - tha Berisha. Ai e akuzoi Bashën edhe për largimin e gazetës “Rilindja Demokratik­e” nga ambientet e saj. Berisha i dërgoi një mesazh dhe kryeminist­rit Edi

Rama. “Në 31-vjetorin e saj, përzuri si armike gazetën e fjalës së lirë, ‘RD’, e cila për meritën e madhe të gazetarëve qëndroi organ i fjalës së lirë. Ndaj dhe kemi arsye të festojmë ditën e shtunë më 8 janar. Natyrisht, një mesazh kam për Edi Ramën, hiq dorë nga skenarët e thurura bashkë me pengun tënd! Hiq dorë, sepse absolutish­t ne

 ?? ?? THIRRJA
“Ju ftoj të bashkohemi në 8 janar, në një manifestim proteste si një festival! Të shkojmë në shtëpinë tonë të demokratëv­e. Të respektojm­ë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD-së. Ai në historinë më të turpshme si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brendshme të Hoxhës ka 3 javë që vë blinda e brava, duke e bërë tempullin tonë një ndërtesë bunker për punonjësit e saj. Në atë ndërtesë futen banditë, vrasës e kriminelë, por nuk futen deputetët e PD-së. Shpiku si Enveri derën e kryetarit, nga ku mund të futet Lulzim Brava”, - tha Berisha.
THIRRJA “Ju ftoj të bashkohemi në 8 janar, në një manifestim proteste si një festival! Të shkojmë në shtëpinë tonë të demokratëv­e. Të respektojm­ë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD-së. Ai në historinë më të turpshme si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brendshme të Hoxhës ka 3 javë që vë blinda e brava, duke e bërë tempullin tonë një ndërtesë bunker për punonjësit e saj. Në atë ndërtesë futen banditë, vrasës e kriminelë, por nuk futen deputetët e PD-së. Shpiku si Enveri derën e kryetarit, nga ku mund të futet Lulzim Brava”, - tha Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania