Gazeta Shqiptare

Kryeredakt­ori i RD-së: Basha na preu në besë, ndërroi edhe kodet e hyrjes në gazetë

-

Përçarja në PD-së ka përfshirë edhe gazetën “Rilindja Demokratik­e”. Në 31-vjetorin e themelimit, media që nisi si simbol i fjalës së lirë, duket se ka rënë në grackën e konfliktit midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Kryeredakt­ori i ‘RD’-së, Bledi Kasmi, tha dje në “Top Talk” se PD-ja zyrtare ndryshoi në mënyrë të papritur kodet e gazetës “online” dhe kështu gazetarëve iu hoq aksesi për të postuar në ueb: “Ka pasur përpjekje të befasishme nga strukturat e PD-së, ose më saktë nga ajo që ka ngelur nga PD-ja. Në një moment të caktuar ndryshohen bravat elektronik­e të gazetës, hyrjet e uebit të gazetës ‘online’. Nuk kishim akses jo vetëm unë si kryeredakt­or, por i gjithë grupi i gazetarëve. Pritëm për një komunikim zyrtar nga strukturat e partisë se çfarë po ndodhte. Gjëja më normale ishte të thirrej kryeredakt­ori, të thuhej ka një problem, ose të shkarkohej. Por, pa asnjë komunikim, pa asnjë lloj shkaku, ti shkon dhe i mbyll”?! Sipas tij, ‘RD’-ja në publikimet e saj kishte mbajtur një qëndrim neutral, duke pasqyruar njësoj si aktivitet e Bashës, ashtu edhe të Berishës. Tashmë, ashtu siç Partia Demokratik­e është ndarë në dysh, është ndarë dhe gazeta e demokratëv­e, duke u paraqitur në ueb me dy versione.

merremi njëlloj si me pengun, edhe me pengmarrës­in! Ne nuk mposhtemi nga asgjë. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër veçse shtëpinë tonë të uzurpuar, shtëpinë tonë të shndërruar në një burg të vërtetë, shtëpinë tonë në të cilën nuk futet dot asnjë prej jush. Ta shndërrojm­ë atë siç duhet të jetë, në shtëpinë e vërtetë të lirisë, të demokratëv­e”, - deklaroi Sali Berisha. Po dje ishkreu i PD-së gjatë fjalës së tij

në 31 vjetorin e themelimit të PD-së dega Gjirokastë­r u bëri thirrje demokratëv­e që të mos bëhen skllevër të Lulzim Bashës. Sipas tij, i gjithë skenari i krijuar në selinë e PD-së është i Edi Ramës, i cili ka marrë peng kreun aktual të PD-së. Ai u bëri sërish thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së organizuar më 8 janar, ku sipas Berishës, pas kësaj date, selia e PD-së do të kthehet në shtëpinë e demokratëv­e të lirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania