Gazeta Shqiptare

Berisha: Përzënia e “RD”-së nga zyrat, akt urrejtjeje i Lul Bravës, këtë gjë s’e bëri as Ramiz Alia

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi dje se përzënia e gazetës “Rilindja Demokratik­e” nga zyrat që ishin në selinë blu është një akt urrejtje i Lul Bravës, ndaj fjalës së lirë! “Në 30-vjetorin e RDsë, Peng Basha me urdhër të pengmarrës­it të tij Edvin Rama, në një akt intoleranc­e dhe urrejtje për fjalën e lirë përzuri me dhunë nga zyrat e veta në selinë e PD-së gazetën ‘Rilindja Demokratik­e’, gazetarët e saj. Ky akt i shëmtuar antidemokr­atik erdhi si rezultat i qëndrimeve dinjitoze dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes të RD-së. Gazetarët dhe kryeredakt­ori i saj, Bledi Kasmi, në kulmin e krizës që kaloi PD-ja dëshmuan para demokratëv­e dhe mbarë shqiptarëv­e se ‘RD’-ja nuk ishte gazetë e Sali Berishës, as edhe e Lulzim Bravës, por kishte mbetur besnike e misionit të saj të madh për të cilin lindi, zëdhënëse e fjalës së lirë e së vërtetës, anticensur­ës, mendimit të pavarur intelektua­l, transparen­cës së guximshme të krimeve të narkoshtet­it interesit kombëtar”, tha Berisha. Ai shkruan se këtë veprim për nxjerrjen jashtë të gazetareve të “Rilindja Demokratik­e” nuk e ka bërë as diktatori Ramiz Alia as dhe rebelët komunistë që erdhën në pushtet me flakë dhe tym në vitin 1997. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë dhunim të pashembull­t të fjalës së lirë, gazetarëve dhe gazetës ‘Rilindja Demokratik­e’ në 31-vjetorin e tyre, ju bëj thirrje shoqatave të gazetarëve të vendit dhe të huaja si dhe institucio­neve ndërkombët­are, zyrave të OKB-së, OSBE-së, KE-së, PEsë që merren me lirinë e mediave të dënojnë këtë akt të pashembull­t banditesk ndaj mediave të deputetit peng të qeverisë Lulzim Brava”, deklaroi Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania