Gazeta Shqiptare

“Godasim korrupsion­in”, SHBA: Sanksione ndaj atyre që destabiliz­ojnë Ballkanin

‘Ndëshkimi’ i SHBA ndaj Dodik, BE: Kemi metodat tona për sanksione ndaj liderëve të Ballkanit “Nuk hezitojmë, dënojmë politikanë­t e korruptuar në Ballkan”

- Valentina Madani

dërguari special i Uash ingtonit për Ballkanin

Gabriel Escobar shprehu dje vendosmëri­në e SHBA-ve për t’i dërguar një mesazh të fortë aktorëve të korruptuar dhe destabiliz­ues në rajon. Sipas Escobar nuk do të ketë hezitim për sanksione nëse kjo është e nevojshme. “Liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend që të punojnë për interesat e tyre personale dhe partiake. Ne nuk do të hezitojmë të përdorim sanksione ose mekanizma të tjerë për të dërguar një mesazh të fortë për aktorët e korruptuar dhe destabiliz­ues. Politika identitare, e cila ndan dhe që ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor”, shprehet Eskobar. Zyrtari i lartë amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstrukti­ve, jo shkatërrue­se, ndaj të ardhmes së rajonit. “Është kundërprod­uktive që politikanë­t dhe aktorët e tjerë po shfrytëzoj­në temat e identiteti­t për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal. Kjo është një taktikë e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, ku liderët politikë përdorin ndarjet historike që të mbjellin përçarje mes votuesve dhe të bllokojnë përparimin e shteteve”, - deklaroi Eskobar. Dy ditë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj udhëheqësi­t serb të Bosnjës, Milorad Dodik, me motivacion­in “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshm­e ndaj stabilitet­it dhe integritet­it territoria­l” të Bosnje Hercegovin­ës.

UNIONI

Bashkimi Evropian “ka marrë në dijeni” vendimin e administra­tës amerikane për vendosjen e sanksionev­e ndaj liderit të serbëve të Bosnje - Hercegovin­ë, Millorad Dodik dhe bashkëpunë­torëve të tij. Por, sipas REL, zyrtarët në BE nuk i janë përgjigjur prerë pyetjeve të gazetarëve nëse blloku evropian do të ndjekë këtë shembull të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “BE-ja ka një varg instrument­esh, përfshirë edhe mundësinë e sanksionev­e, por për përdorimin e tyre vendimi duhet të miratohet në Këshillin e BE-së me konsensusi­n e të gjitha shteteve anëtare”. Këto mekanizma BE-ja i ka në dispozicio­n që nga viti 2011. Por, në BE nuk kanë pasur përgjigje as në pyetjen se sa vlejnë mekanizmat nëse ato nuk përdoren dhe se a e dobëson kjo pozicionin e BE-së në rajon. Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes për krizën politike në Bosnje e Hercegovin­ë dhe ndaljen e të gjitha nismave të papranuesh­me, të cilat vënë në rrezik sovranitet­in dhe integritet­in territoria­l të këtij shteti. Pisonero tha se Bosnja e Hercegovin­a do të ketë pasoja në mungesë të gjetjes së rrugëdalje­s nga kjo

 ?? ?? DEKLARATA
Escobar vlerësoi se politika identitare, e cila ndan dhe ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor. Ndër të tjera ai ka deklaruar se udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale, apo në dobi të partive të tyre.
DEKLARATA Escobar vlerësoi se politika identitare, e cila ndan dhe ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor. Ndër të tjera ai ka deklaruar se udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale, apo në dobi të partive të tyre.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania