Gazeta Shqiptare

Manja monitoron vaksinimin në burgun 302: Të përshpejto­het imunizimi anti-COVID

Admir Abrija informoi se në të gjitha IEVP janë vaksinuar plotësisht rreth 3600 persona “Lirojmë masat kufizuese në ato burgje ku vaksinimi kryhet 100%”

- Valentina Madani

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, moni toroi dje nga afër ecurinë e vaksinimit në IEVP “Mine Peza” në Tiranë. Ministri Manja bëri thirrje për rritje të vaksinimit në qendrat e vuajtjeve të dënimeve. I ndodhur në burgun “Mine Peza” (ish302) për të ndjekur procesin e vaksinimit, Manja theksoi se edhe të dënuarit meritojnë të marrin shërbimet shëndetëso­re njësoj si qytetarët e tjerë. Ministri vlerësoi faktin që fushata e vaksinimit ka ecur shumë mirë si te stafi, si te qytetarët në konflikt me ligjin, si dhe inkurajoi drejtuesit e burgjeve për intensifik­imin e punës ndërgjegjë­suese për mbulimin 100 për qind me vaksinim në të gjitha Institucio­neve të Ekzekutime­ve të Vendimeve Penale (IEVP). “Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit dhe në këtë periudhë që po rriten rastet, prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgim­it duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgos­urit dhe të dënuarit kanë probleme me drejtësinë, janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetëso­re njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, theksoi ministri Manja. Sipas tij, duhet të rritet bashkëpuni­mi me Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që vaksinimi duhet të përshpejto­jë ritmet në të gjitha IEVP. Ndërkohë, drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Admir Abrija, informoi se në të gjitha IEVP janë vaksinuar plotësisht rreth 3600 persona në konflikt me ligjin, ndërkohë që janë rreth 600 punonjës të cilët ose kanë bërë vetëm dozën e parë, ose nuk kanë bërë asnjë dozë. “Në koordinim me

Ministrinë e Shëndetësi­së ne kemi dy grupe vaksinimi, ndërkohë që na është premtuar se do të kemi vaksina sipas preferencë­s së personave në konflikt me ligjin”. Nga ana e tij, drejtori i IEVP “Mine Peza”, përmendi faktin se në institucio­nin që ai drejton nga personali janë vaksinuar 97 për qind, ndërkohë që qytetarët në konflikt me ligjin janë në masën 65 për qind të vaksinimit të plotë. Ministri Manja foli edhe për një lirim të masave kufizuese të takimeve të të burgosurve dhe të paraburgos­urve, në IEVP ku do të arrihet 100 për qind vaksinimi i të

dënuarve. Ai premtoi se do të krijohen për të burgosurit dhe të paraburgos­urit lirime të masave kufizuese për takime në momentin që vaksinimi në IEVP, ku vuajnë dënimin do të realizohet 100%. Prej

nisjes së pandemisë, këto masa kanë ardhur duke u rritur. Ministri i Drejtësisë do të vijojë monitorime­t edhe në Institucio­net e Ekzekutime­ve të Vendimeve Penale (IEVP) të tjera.

 ?? ?? ULSI ULSI MANJA MANJA
“Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgim­it, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgos­urit dhe të dënuarit kanë probleme me drejtësinë janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetëso­re njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, - tha ministri Manja.
ULSI ULSI MANJA MANJA “Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgim­it, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgos­urit dhe të dënuarit kanë probleme me drejtësinë janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetëso­re njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, - tha ministri Manja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania