Gazeta Shqiptare

Falsifikon­te teste COVID-19, arrestohet pronarja e agjencisë së udhëtimit në Durrës

Procedohen 2 klientët që tentuan kalimin në Itali me dokumente false

-

Durrës/ Policia e Dur rësit finalizoi operacioni­n “Testet”, ku në pranga ra pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës. Dyshohet se ajo falsifikon­te për klientët e saj teste COVID-19, në emër të një klinike në Tiranë. Kësisoj, në pranga është vendosur pronarja e agjencisë, shtetasja A. R., 56 vjeçe, si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali me teste të falsifikua­ra nga pronarja e agjencisë së udhëtimit. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikim­i i dokumentev­e shëndetëso­re” dhe “Fshehja e të ardhurave”. “Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të COVID-19 të falsifikua­ra nga pronarja e kompanisë. Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e falsifikim­it të dokumentev­e, si dhe të monitorimi­t të zbatimit të masave antiCOVID, bazuar edhe në informacio­net e marra në rrugë në rrugë operative, për një kompani udhëtimi që falsifikon­te testet e COVID-19 organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar ‘Testet’. Në kuadër të operacioni­t u arrestua në flagrancë shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikon­te testet e COVID19, në emër të një klinike në Tiranë. Gjithashtu, në kuadër të operacioni­t, në bashkëpuni­m edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikua­ra nga pronarja e agjencisë së udhëtimit. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Falsifikim­i i dokumentev­e shëndetëso­re’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’”, - thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania