Gazeta Shqiptare

Ekspertët: Paraja kriminale po vret, rrezikohen qytetarët, nxirret zbuluar policia

“Shtatzënë, ulërinte mbi të shoqin”, dëshmitarë­t rrëfejnë momentet e tmerrit nga atentati në Don Bosko

-

Lokali në rrugën “Don Bosko” buçet nga zhurma e tik-tokeve të punëtorëve, të cilët pasi kanë hequr shenjat e plumbave dhe xhamin e thyer, po nxitojnë të mbarojnë punë sa më shpejt. Por kalimtarët, sapo kalojnë në prag të lokalit, nxitojnë hapat. Frika e atentatit të ditës së martë, ku katër persona u plagosën dhe i pesti në tavolinë me ta ndërroi jetë menjëherë, i ka traumatizu­ar frekuentue­sit e këtij bari. Por ky biznes, sipas menaxherit të tij, i cili shprehet i shqetësuar për “Gazetasi.al”, rrezikon të dështojë. “Nuk ulet më askush, ishte lokal që qëndronte plot nga banorët e lagjes. Tani janë të frikësuar nga kjo që ndodhi”, – thotë nëpër dhëmbë i riu, D.Lika. Duke kujtuar klientelën e përditshme, i riu këmbëngul se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë në zonë. Ai e njihte viktimën Erjon Çela që ulej si klient i përditshëm, ashtu si edhe të tjerët. Nga të dhënat e kërkuara nga “Gazetasi.al”, Erjon Çela e hapi biznesin tip tabakino, duke e regjistrua­r në QKB në 25 maj 2021 me aktiviteti­n e duhanshitj­es. I regjistrua­r si biznes me emrin tjetër, Adriatik Çela, ai prej majit e frekuenton­te hapur dhe pa probleme dhe pa u ruajtur nga asnjë zonën ku kishte biznesin ai dhe pak metra më tej e shoqja. “Ishin çift që nuk ndaheshin, ajo hapi një qendër estetike në brendësi të pallateve dhe nuk ngjanin të kishin probleme”, – kujton Lavdia, një grua nga Dibra, e cila kur e pa vajzën shtatzënë duke qarë mbi trupin e të shoqit, fillimisht kujtoi se ishte plagosur edhe ajo. “Nuk mund ta harroj, ajo ulërinte mbi të shoqin dhe e kam mbajtur duke i hedhur ujë të ftohtë e ç’ka munda”, – thotë gruaja për “Gazetasi.al” (emri i së cilës është i ndryshuar). Banorët që jetojnë në apartament­et ngjitur me lokalin ku ndodhi masakra me armë automatike, që i mori jetën një personi dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, me dy të tjerë janë në gjendje më të lehtë, falënderoj­në Zotin që kanë shpëtuar pa u prekur nga plumbat. Por për ekspertin e policisë Arben Hajdarmata­j, një ish-zyrtar policie që ka hetuar ngjarje të rënda gjatë karrierës së tij, çështje të tilla në vende publike që rrezikojnë çdo qytetar, nxjerrin zbuluar policinë sa i takon parandalim­it dhe kontrollit të shtetasve që kanë precedentë penalë. Gjatë intervistë­s për “Gazetasi.al”, ai thotë. “Në databazat e policisë janë të regjistrua­r të gjithë personat që janë të dënuar dhe skeduar në BE, por çfarë ndodh? Nuk vijon mbikëqyrja e këtyre personave, sepse përveç zonës së ‘Don Boskos’, në të gjitha ngjarjet që po shohim nëpër Shqipëri, ata kanë një ‘background’ të viktimave dhe të personave të mundshëm që kanë kryer krimin. Ajo në ‘Don Bosko’ ishte ngjarja më e keqe për vendin, kohën kur ndodhi dhe llojin e saj, – vijon ai. – Ndodhi një krim me armë automatike që nuk fokusohet në një person, pasi ka efekte anësore dhe ne pamë një viktimë e katër veta të plagosur. Kjo ngjarje u zhvillua në zonën më të populluar të Tiranës, më të ngarkuarën me njerëz dhe pothuajse në mes të ditës. Ata lëvizin me armë, me targa të vjedhura, ç’ka do thotë se policia nuk ka kontroll mbi territorin”. Eksperti i policisë thotë se ndryshe nga Tirana, ku atentatet tronditin herë pas here, jashtë loje është edhe Policia e Vlorës. Një atentat në ambient publik si ai në lagjen “Pavarësia”, ku u plagos Djego Hanaj, 37 vjeç. Edhe ky atentat u krye në zonë të mbipopullu­ar, duke rrezikuar jetën e dhjetrave qytetarëve të pranishëm në rrugë. Vinçens Piroli, i cili mbeti i plagosur në Shkodër në rrethana akoma të paqarta për policinë. Hajdarmata­j këmbëngul se situata kriminale është shqetësues­e për sa i përket rendit dhe qetësisë publike. “Në fund të fundit, paraja kriminale prodhon ngjarje të tilla deri në vrasje”, – deklaron ish-zyrtari i policisë dhe për këtë ngre pikëpyetje te reagimi policor, që ka ngecur vetëm në ngritjen e postblloqe­ve, sipas tij qesharake. “Më qesharakja është nëse do marrim rastin e plagosjes në Shkodër, arreston të plagosurin për të cilin ka njëmijë e një arsye për t’u arrestuar, por e prangos me pretekstin se viktima nuk tregoi krimin. Është qesharake të arrestosh viktimën për moskallëzi­m krimi”. Sakaq, në Spitalin e Traumës, sipas mjekëve të pyetur nga “Gazetasi.al” vijon të trajtohet Edmond Crroj, një 41vjeçar i skeduar nga policia për ngjarje të mëparshme dhe që dyshohet se mund të ketë qenë epiqendra e atentatit. Vëllai i viktimës, Blerim Çela është dërguar për trajtim më të specializu­ar në një spital privat, kurse dy të tjerët, sipas mjekëve kanë dalë nga spitali. Në një situatë ku drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit thirri zyrtarët e vartësit dhe iu kërkoi hetime të shpejta, për Hajdarmata­jn, prioriteti kryesor është kthimi i besimit te policia. “Duhet që të krijojë besim që qytetarët të kenë besim, në mënyrë që të japin informacio­ne, jo për parkingjet e dyfishta, por për informacio­ne cilësore mbi persona me aktivitet kriminal. Unë mendoj se është që duhet rritur besimi brenda Policisë së Shtetit, sepse vetë funksionim­i brenda policisë është i tillë, informacio­ni merret brenda strukturav­e dhe pasi përpunohet, dërgohet në strukturat eprore dhe më pas kthehet, – thekson Hajdarmata­j. – Ky është parimi i përgjithsh­ëm dhe është shumë e domosdoshm­e që njerëzit në polici duhet të jenë të besuar dhe ndaj tyre të ketë besim reciprok. Në të kundërt, informacio­ni jepet sa për t’u justifikua­r. E dyta, duhet parandalim, të ndërtohen strategji të qarta, duke iu përshtatur edhe fenomeneve të fundit dhe të dalin nga guaska dhe të jenë transparen­t”, – deklaron për “Gazetasi.al”, eksperti i njohur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania