Gazeta Shqiptare

Ekspertët për BIRN: Të pezullohen kontratat koncesiona­re

Pagesat për incenerato­rët/ “Qeveria po ndikon te hetimet e SPAK-ut” “Janë miliona euro, s’dihet në xhepat e kujt shkojnë”

-

Ndryshe nga kryemi nistri Edi Rama, ek spertët mendojnë se qeveria i ka mekanizma për t’i pezulluar apo prishur kontratat koncesiona­re të incenerato­rëve, ndërsa ngrenë shqetësimi­n se qeveria po ndikon hetimet e SPAK. Pas një hetimi të gjatë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me akuzat e “Shpërdorim­it të detyrës”, “Korrupsion­it pasiv” si dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale” gjatë procedurav­e për dhënien e koncesioni­t për ndërtimin e incenerato­rit të Elbasanit. Dy pronarët e kompanive të lidhura me incenerato­rët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për “Korrupsion aktiv” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, por janë në arrati. Të dy ata zotërojnë kompanitë që kanë aktualisht kontrata për ndërtimin e incenerato­rëve të Fierit dhe Tiranës me vlerë qindra milionë euro. Qeveria shqiptare e gjendur përballë këtij skandali nuk ka preferuar që të rishikojë kontratat koncension­are me Gugalljan dhe Zoton, përkundraz­i ka vijuar pagesat nga thesari i shtetit në adresë të kompanive të tyre. Vendimi u justifikua nga kryeminist­ri Edi Rama si një detyrim ligjor i qeverisë për të respektuar kontratat me këto kompani, ndërsa incenerato­rët i quajti “vepra të mëdha” që s’kanë lidhje me korrupsion­in që kanë bërë individët. “Janë marrëdhëni­e kontraktua­le, të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat”, tha Rama në një konferencë për shtyp në prag të Vitit të Ri. “Janë marrëdhëni­e kontraktua­le që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia”, shtoi ai. Ndërsa ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi më herët se rrezikohej arbitrazhi ndërkombët­ar në dëm të shtetit shqiptar nëse ndërprites­hin këto kontrata. Por, ekspertë të ekonomisë dhe jurispuden­cës e konsideroj­në naive dhe të qëllimshme justifikim­in e qeverisë, duke argumentua­r se kontratat koncension­are mund të pezullohen ose të prishen nga shteti kur kemi të bëjmë me afera korruptive. Ish-avokatja e shtetit, Ledina Mandia, i tha BIRN-it se arbitrazhi është një arsyetim naiv nga ana e qeverisë, pasi sipas saj ekzistojnë raste kur arbitrazhi e ka cilësuar të drejtë prishjen e një kontrate, kur ajo është marrë në mënyrë korruptive. Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike, u shpreh se ky argument nuk qëndron. “Një kontratë e fituar në mënyrë të paligjshme nuk ka gjykatë në botë që e mbron”, tha ai.

“KONTRATA DUHET PRISHUR”

Ndërkohë që qeveria shqiptare thotë se i ka duart e lidhura nga kontrata, ekspertët mendojnë se ajo nuk po mbron interesin publik duke hedhur miliona euro në xhepat e njerëzve që kërkohen nga drejtësia për pastrim parash dhe korrupsion. “Ngjarja është shumë e rëndë dhe bëhet fjalë për miliona euro të shqiptarëv­e që nuk dihet në xhepat e kujt shkojnë”, thotë Mandia, e cila i sugjeron qeverisë që të konsultohe­t me avokatë të njohur në fushën e arbitrazhi­t për të prishur kontratën. Mandia, e cila është lektore e Arbitrazhi­t Ndërkombët­ar, duke iu referuar praktikave të tribunalev­e të arbitrazhi­t, thotë se ato “janë shumë sensitive në raste të tilla dhe nga praktika ka pasur raste ndaj shteteve të tjera kur nuk kanë gjetur shkelje dhe nuk kanë ngarkuar me detyrim financiar shtetet për prishje të njëanshme të kontratës”. Zef Preçi shprehet se janë evidente tashmë provat që ka sjellë SPAK për procedurën e paligjshme me të cilën është fituar kjo kontratë, procedura ku sipas tij, nuk janë zbatuar praktikat e qeverisjes së mirë të fondeve publike. “Një kontratë e fituar në mënyrë të paligjshme nuk ka gjykatë në botë që e mbron”, komenton ai, ndërsa sugjeron pezullimin e kontratës. “Mungesa e reagimit të agjencive shtetërore duhet parë si mungesë e vullnetit të tyre për të respektuar ligjin, minimalish­t pezullimin e transaksio­neve të mëtejshme dhe marrjen në kontroll të këtyre aseteve”, shtoi Preçi. Për Mandinë, është papërgjegj­shmëri që qeveria nuk reagon, por justifikoh­et me frikën e arbitrazhi­t. Ajo bën sugjerime specifike juridike për qeverinë për të prishur kontratat koncesiona­re me personat që janë në hetim dhe kërkim nga drejtësia. “Qeveria që të nesërmen e njoftimit nga SPAK, do të duhej të kishte ngritur grupin e gjerë të punës për të vlerësuar dokumentac­ionin , kontratat dhe gjetur mundësi të prishjes së kontratave në mënyrë që të mos ketë pasoja financiare për Republikën e Shqipërisë”, i tha ajo BIRN-it. Mandia beson se nëse ka vullnet nga qeveria për të ndihmuar SPAK-un në zbardhjen e të vërtetës dhe ndiqen korrekt procedurat nuk përsëritet rasti “Bechetti”. Sipas saj, qeveria duhet të niste një operacion profesiona­l dhe mekanizma diskrecion­arë duke përfshirë avokatë të huaj për shmangur pasojat financiare. Por, nëse qeveria nuk merr hapa dhe justifikoh­et me përmbushje të kushteve kontraktor­e, “kjo të lë të mendosh se është e kapur”,

RAMA PO NDIKON HETIMIN

Sipas Zef Preçit, reagimet e kryeminist­rit ndaj aferës së incenerato­rëve dhe mbrojtja publike që i bën ai procedurav­e të ndjekura për koncension­et, synojnë të ndikojë hetimin e SPAK-ut. Ai mendon se të njëjtin mesazh për organet hetuese jep dhe vijimi i pagesave për personat e shpallur në kërkim. “Ajo çka unë konstatoj me keqardhje në reagimet e Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë po ndikohet procesi hetimor i SPAK”, tha ai. “Shihet qartë se në mënyrë indirekte po tentohet të shmanget hetimi i hollësishë­m i procedurës së ndjekur deri në nënshkrimi­n e këtyre kontratave klientelis­te të dyshuara në mënyrë të arsyeshme për korrupsion dhe abuzim me fondet publike”, shtoi Preçi. Duke iu referuar ndërhyrjev­e publike të Ramës, Preçi e shikon sjelljen e kryeminist­rit si “orientim” i hetimeve për të lënë jashtë tyre procedurën e dhënies së këtyre kontratave. “Jo vetëm që po ndikohen hetimet, por edhe për faktin se po krijohet një situatë absurde, p.sh. mjafton qe pronari i një kompanie të korruptojë një zyrtar duke përfituar një kontratë në mënyrë të paligjshme dhe kështu askush nuk mund ta prekë se ai “tund kontratën dhe kërcënon se do të shkojë në gjykatë dhe qeveria paguan duke ‘respektuar’ ligjin”, theksoi ai. Sipas Preçit, kjo sjellje nuk ndodh as në vendet më të korruptuar­a të botës. “Kudo kontrata e dyshuar dërgohet për vlerësim në gjykatë, ndërsa qeveria apo enti publik pezu

llon pagesat deri në zbardhjen e situatës”, tha Preçi. Nga ana tjetër, Mandia nuk beson se hetimet e SPAK ndikohen nga vendimi i qeverisë për të paguar pronarët e kompanive koncesiona­re. “SPAK-u duhet të ndërhyjë në lidhje me zbatimin e këtyre kontratave, nëse me të vërtetë ka elementë të veprave penale”, tha ajo. Ndërkohë, Preçi këmbëngul se SPAK-u duhet të sqarojë opinionin publik për paligjshmë­rinë e këtyre kontratave dhe përfshirje­n e zyrtarëve të tjerë në

aferën korruptive. “Si mundet që një bashki (Elbasani në rastin e parë) të shpallë gjendjen e emergjencë­s kur pagat i kanë marrë të gjithë, madje edhe me shtesa personeli, kur fondet i kanë pasur në dispozicio­n dhe përse nuk kanë përmbushur detyrat sipas ligjit për pastrimin e qytetit”, pyet ai. “Këtu mendoj se fillon afera dhe këtu nis zinxhiri i veprimeve të dyshimta të mëvonshme”, përfundoi Preçi./Reporter.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania