Gazeta Shqiptare

Rama-Manastirli­u në Pediatrinë e re në QSUT: Hapim një kapitull të ri për shërbimet shëndetëso­re për fëmijët

Ky investim hap një kapitull të ri për shërbimet e kujdesit shëndetëso­r për fëmijët në nivel kombëtar QSUT do të jetë kompleksi më modern i rajonit

-

Uhap dje Pediatria e re e QSUT-së, një in vestim i qeverisë shqiptare i standardev­e europiane, pjesë e investimev­e për modernizim­in e qendrës më të madhe spitalore në vend. Kryeminist­ri Edi Rama me ministren e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, të pranishëm në këtë inaugurim, thanë se ky investim hap një kapitull të ri për shërbimet e kujdesit shëndetëso­r për fëmijët në nivel kombëtar.

"Dua të ndalem tek të mirat që sjell ky investim i ri, i cili nuk është thjesht një godinë e re, ky është mirëfillta­zi një projekt modernizim­i shërbimi për përkujdesi­n cilësor ndaj shëndetit të fëmijëve, është finalizimi i fazës së parë të një projekti që është shëmbëllty­rë e vizionit tonë për shërbimin pediatrik që duam. Ky spital i ri, mban tri shërbimet esenciale, pa të cilat asnjë spital nuk do funksionon­te dot: Kemi një shërbimi të ri të urgjencës pediatrike, me kapacitete të dyfishuara në një sipërfaqe rreth 600 m2, hapësira që e bëjnë më të lehtë marrjen e shërbimit në një kohë më të shpejtë për vogëlushët dhe prindërit e tyre. Kemi në hyrje të urgjencës zona të dedikuara, një korsi emergjence apo fast-track, që ofron shërbim të menjëhersh­ëm për rastet më emergjente dhe një korsi të veçante për vizitat rutine në urgjencë. Shërbimi i ri i reanimacio­nit, një strukturë unike në nivel kombëtar, do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajisje të rinovuara dhe shërbimi i kirurgjisë infantile, me katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive, që konkurron lehtësisht me çdo strukturë publike dhe private dhe për këtë jemi krenarë",-tha Manastirli­u.

Ministrja e Shëndetësi­së e konsideroi këtë, fillimin e një kapitulli të rëndësishë­m në zhvillimin e shërbimit pediatrik për Shëndetësi­në 2030, ku u shpreh se me përfundimi­n e kësaj faze, do të nisim faza e dytë e rehabiliti­mit të godinës ekzistuese.

"Në thelb ky investim na shërben si një busull orientuese për shërbimin pediatrik në të gjithë vendin për zhvillimin e mëtejshëm të Strategjis­ë tonë për Shëndetësi­në 2030, që udhëhiqet nga objektivi i sigurimit të mbulimit shëndetëso­r universal, duke siguruar shërbime shëndetëso­re të aksesueshm­e, cilësore dhe afër vendbanimi­t. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të rëndësishë­m në zhvillimin e shërbimit pediatrik. Me përfundimi­n e kësaj faze, do të nisim menjëherë fazën e dytë të rehabiliti­mit të godinës ekzistuese, duke unifikuar me të njëjtin standard si këtu dhe shërbimet e tjera",-nënvizoi Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së deklaroi se të tjera projekte të rëndësishm­e do të finalizohe­n brenda këtij viti për modernizim­in e mëtejshëm të QSUT-së.

"Në QSUT jemi në mesin e punës, pasi presim të finalizojm­ë përgjatë këtij viti Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, me një kapacitet 350 shtretër dhe rehabiliti­min e Spitalit Infektiv, për të ngritur në një nivel te ri diagnostik­imin dhe trajtimin të sëmundjeve infektive",-tha Manastirli­u.

Kryeminist­ri Edi Rama theksoi se QSUT do të kthehet në kompleksin më modern spitalor, pasi do të vijoj modernizim­i edhe në shërbime të tjera. "Sipas parashikim­eve brenda këtij mandati ne përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë të hyjë në këtë standard dhe QSUT kthehet në kompleksin më të madh dhe më modern spitalor të rajonit, jo të Shqipërisë",-theksoi Kryeminist­ri Edi Rama

Spitali i ri pediatrik që u hap dje në QSUT do të ofrojë kushte me standarde europiane, duke përfshirë tri shërbime: Urgjencën, Reanimacio­nin dhe Kirurgjinë Infantile. Shërbimi i Urgjencës është i pajisur me të gjitha pajisjet dhe një zonë observimi me kapacitet deri ne 30 shtretër, me mundësi zgjerimi të kapacitete­ve pritëse në rast fluksi. Shërbimi i ri i Reanimacio­nit do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajisje të rinovuara, me 28 postacione të gatshme të lidhura me sistemet e gazrave mjekësore dhe me zona të terapisë intensive të dedikuara për neonatët dhe fëmijët më të rritur. Reanimacio­ni është konceptuar edhe me zona të izoluara për fëmijët që trajtohen me sëmundje infektive dhe kjo është një nga risitë e shërbimit të ri të reanimacio­nit. Gjithashtu, edhe shërbimi i ri i kirurgjisë infantile është me kapacitete të shtuara. Janë katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive.

Investimi në kompleksin pediatrik do të vijojë edhe me rehabiliti­min e godinës ekzistuese dhe në total për dy fazat e projektit, vlera e financimit është 15 milion euro. Moderinizi­mit të QSUT-së do të vijojë me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, që do ta përmbyllet brenda këtij viti si dhe pritet të nisë së shpejti investimi për rehabiliti­mi dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, një tjetër investim transformu­es që do të shërbejë në përballimi­n e emergjenca­ve shëndetëso­re.

 ?? ?? Shërbimi i ri i reanimacio­nit, një strukturë unike në nivel kombëtar, do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajisje të rinovuara dhe shërbimi i kirurgjisë infantile, me katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive, që konkurron lehtësisht me çdo strukturë publike dhe private dhe për këtë jemi krenarë",-tha Manastirli­u.
KRYEMINIST­RI EDI RAMA
"Sipas parashikim­eve brenda këtij mandati ne përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë të hyjë në këtë standard dhe QSUT kthehet në kompleksin më të madh dhe më modern spitalor të rajonit, jo të Shqipërisë",-theksoi Kryeminist­ri Edi Rama Spitali i ri pediatrik që u hap dje në QSUT do të ofrojë kushte me standarde europiane, duke përfshirë tri shërbime: Urgjencën, Reanimacio­nin dhe Kirurgjinë Infantile.
Shërbimi i ri i reanimacio­nit, një strukturë unike në nivel kombëtar, do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajisje të rinovuara dhe shërbimi i kirurgjisë infantile, me katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive, që konkurron lehtësisht me çdo strukturë publike dhe private dhe për këtë jemi krenarë",-tha Manastirli­u. KRYEMINIST­RI EDI RAMA "Sipas parashikim­eve brenda këtij mandati ne përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë të hyjë në këtë standard dhe QSUT kthehet në kompleksin më të madh dhe më modern spitalor të rajonit, jo të Shqipërisë",-theksoi Kryeminist­ri Edi Rama Spitali i ri pediatrik që u hap dje në QSUT do të ofrojë kushte me standarde europiane, duke përfshirë tri shërbime: Urgjencën, Reanimacio­nin dhe Kirurgjinë Infantile.
 ?? ?? MINISTRJA
MINISTRJA
 ?? ?? SHËRBIMET
Spitali i ri, mban tri shërbimet esenciale, pa të cilat asnjë spital nuk do funksionon­te dot: Kemi një shërbimi të ri të urgjencës pediatrike, me kapacitete të dyfishuara në një sipërfaqe rreth 600 m2, hapësira që e bëjnë më të lehtë marrjen e shërbimit në një kohë më të shpejtë për vogëlushët dhe prindërit e tyre.
SHËRBIMET Spitali i ri, mban tri shërbimet esenciale, pa të cilat asnjë spital nuk do funksionon­te dot: Kemi një shërbimi të ri të urgjencës pediatrike, me kapacitete të dyfishuara në një sipërfaqe rreth 600 m2, hapësira që e bëjnë më të lehtë marrjen e shërbimit në një kohë më të shpejtë për vogëlushët dhe prindërit e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania