Gazeta Shqiptare

Si të përfitoni pension më të lartë, kushtet që duhet të plotësojnë të moshuarit

ISSH: Dokumentac­ioni që duhet të dorëzojnë kandidatët. Regjistrim­i në portal Cila është procedura e rishqyrtim­it dhe si bëhet aplikimi

- Voltiza Duro

Pas caktimit të masës së pensionit, jo pak përfitues shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon. "Gazeta Shqiptare" publikon sot procedurën që duhet të ndjekin pensionist­ët për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakis­ht një kërkesë në portalin qeveritar e-albania si dhe dokumentac­ionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuar­it.

PROCEDURA

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentac­ion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementa­r të parakohshë­m. "Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)",theksohet në portalin qeveritar e-albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuar­it duhet të regjistroh­en si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit "Përdor" në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakis­ht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencial­et e tij përkatëse. "Me informacio­nin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatiki­sht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokolli­t do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.",-nënvizon e-albania për të gjithë pensionist­ët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentac­ionin e kërkuar.

DOKUMENTAC­IONI

Dokumentet e nevojshme për rishqyrtim janë në varësi të objektit të rishqyrtim­it. Por aplikantët duhet të kenë parasysh që të dorëzojnë një kopje të kartës së identiteti­t ose certifikat­ë personale; një certifikat­ë familjare; vërtetim për pagat pas vitit 1993; vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së për vjetërsi në punë; vërtetim për kontribute­t si i vetëpunësu­ar në bujqësi; vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak; vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjec? - 25 vjec?; vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim; si dhe një vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkue­s. Ndërkohë të interesuar­it duhet të dorëzojnë edhe një fotokopje të kontratës me KESH-in; dëshminë e penaliteti­t për të përndjekur­it politikë; vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekur­it politikë); diplomën e shkollës së lartë; fletëdrejt­imi për në KMCAP dhe fletëdalje­t nga spitali; analiza mjekësore sipas diagnozës; vërtetim identiteti; aktverifik­im; vendim gjykate; deklaratë individual­e per punësim (e përvitshme) mod. 09; si dhe një deklaratë individual­e që nuk është i punësuar (mod. 08). Gjithashtu pensionist­ët duhet të paraqesin pranë zyrave përkatëse edhe: vërtetimin­e pagës referuese modelar nr.02; vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03; vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03; vërtetim për derdhje të kontributi­t suplementa­r nr.08; vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementa­r; vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë; vërtetim për derdhje të kontributi­t suplementa­r; vërtetim i pagës referuese; si dhe një vërtetim për periudhën e shërbimit.

 ?? ?? DOKUMENTET QË MUND TË DORËZOHEN JANË: “E-ALBANIA”
"Me informacio­nin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatiki­sht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokolli­t do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.",-nënvizon e-albania për të gjithë pensionist­ët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit.
APLIKIMI
Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentac­ion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementa­r të parakohshë­m.
SHËRBIMI
"Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)."theksohet në portalin qeveritar e-albania.
DOKUMENTET QË MUND TË DORËZOHEN JANË: “E-ALBANIA” "Me informacio­nin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatiki­sht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokolli­t do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.",-nënvizon e-albania për të gjithë pensionist­ët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. APLIKIMI Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentac­ion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementa­r të parakohshë­m. SHËRBIMI "Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)."theksohet në portalin qeveritar e-albania.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania