Gazeta Shqiptare

Sot protesta, Berisha: Bashën do ta nxjerrim me pekule

“Në PD ka kriminelë, i kemi me emra”, ish-kryeminist­ri: Do të futemi në godinë, s’do të dhunojmë askënd “Blindat që futi në PD, do t’i çojmë te shtëpia e tij”

- Valentina Madani

Mbështetës­it e Sali Berishës do të zh villojnë sot në orën 12:00 një protestë përmes së cilës kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga detyra e kryetarit të PD-së. Ishkryemin­istri Sali Berisha shkoi dje në selinë e PD-së, ku pa nga afër se dyert e godinës janë të mbyllura. Ai shoqërohej nga deputetët demokratë dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelim­it. Berisha qëndroi para dyerve të mbyllura të PD dhe komunikoi me gazetarët. Ai akuzoi Lulzim Bashën se do ta mbylle karrierën i kyçur në bunker. Berisha i bëri thirrje të gjithë demokratev­e që sot të mblidhen tek selia blu, për të mos lejuar deputetin Basha siç tha që të konfiskojë shtëpinë e demokratëv­e nëpërmjet akteve të rënda që ka bërë së fundmi. “Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën dhe në një akt marrëzie kërkon të konfiskojë shtëpinë e demokratëv­e duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Pluralizmi politik është asgjësuar në brava e dyer të blinduara. Ftoj anëtarët e PD, 44 mijë dhe gjithë të tjerët që nuk morën pjesë në referendum dhe të gjithë ata që firmosën shkarkimin e Bashës, të bashkohen për revolucion paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestues­it nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestues­it është hapja e dyerve. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore, nuk do ta qëllojë kush me mjete luftarake, mes nesh nuk ka dhe s’do ketë kurrë armë. Bashën do e nxjerrim me pekule”, - deklaroi z.Berisha. Këmbëngulj­es së gazetareve se cila është forma që do të merret ditën e shtunë selia blu, Berisha iu përgjigj: “Nuk ka diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur që selia do t’u rikthehet demokratëv­e. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Lul Brava. Çdo blind do të ngarkohet me një kamion dhe do t’ia dërgojmë Bashës tek shtëpia tij dhe t’i përdori për çfarë të dojë. Se ku do jetë Lul brava është punë e tij, por në këtë ndërtesë nuk kërcënojmë njeri, përveçse mercenarët që ndodhen brenda në seli, e që unë i ftoj të dalin vetë prej aty”. Në komunikimi­n me median, Berisha njoftoi se ka informacio­ne të sakta se brenda ka njerëz të armatosur dhe tha se mercenarët duhet të dalin nga selia. “Absolutish­t kemi informacio­ne, i kemi të regjistrua­r. Unë ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos bëjnë mercenarin, sepse do të përballen me pasoja të rendë. Kemi padyshim emra, pasi pa emra nuk flasim në asnjë mënyrë. Por përgjegjës është Lulzim brava dhe mashtron. Ne i kemi me emra dhe mbiemra”, - theksoi ish-kryeminist­ri Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania