Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en armë luftarake, shuma të konsiderue­shme parash dhe kokainë

RENEA, operacione blic në disa qytete, 19 të arrestuar

-

Policia e Shtetit ka ush truar kontrolle të be fasishme në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën e Durrësin, ku ka arrestuar edhe disa persona. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur, se nga kontrollet në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastë­r janë kapur e arrestuar 19 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Gjatë kontrollev­e në Tiranë, Nikël të Krujës, Lezhë dhe Vlorë janë sekuestrua­r 2 pistoleta, municion luftarak, kokainë, shuma të konsiderue­shme parash, aparate celulare, çipsa e letra bixhozi.

NJOFTIMI I PLOTË I I POLICISË: POLICISË:

Kontrolle të befasishme me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri, që posedojnë dhe shpërndajn­ë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligj­shme në fushën e lojërave të fatit. Kontrollet nga strukturat vendore të Policisë, me mbështetje nga Forcat Speciale RENEA. Si rezultat i kontrollev­e të befasishme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastë­r u kapën dhe u arrestuan 19 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Gjatë kontrollev­e në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestrua­n dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderue­shme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi. Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionev­e" dhe "Moskallëzi­m krimi", shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 31 vjeç, pasi në lagjen "1 Maji", Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Në Gjirokastë­r është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombët­ar, konkretish­t shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastë­r. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ", parashikua­r nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim. Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit O. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatur lokalin, për organizimi­n e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular A. U., 21 vjeç, sepse në rrugën "Abdi Bej Toptani", kishte përshtatur lokalin, për organizimi­n e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; M. P., 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatur lokalin, për organizimi­n e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; M. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizont­e lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm. A. D., E. S. dhe L. T., banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. T., u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Moskallëzi­m krimi". Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë shtetasit G. N., 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkoll dhe A. K., 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicio­n e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe shtetasit A. B., 52 vjeç, A. M., 38 vjeç, J. L., 37 vjeç, R. Gj., 23 vjeç, E. N., 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin ushtronin veprimtari­në e paligjshme të lojërave të fatit. Kontrollet do vijojnë në gjithë territorin, për të parandalua­r e goditur paligjshmë­rinë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariat­in Dixhital, çdo rast të paligjshmë­risë, duke iu garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhersh­ëm e të paanshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania