Gazeta Shqiptare

Berisha akuza Bashës: Hartoi listën e personave që do të arrestohes­hin

“Asgjë s’mund të na ndalojë!”, ish-kryeminist­ri: Pashë njerëz anës Lanës të helmuar “Dhunën e nxiti Basha. Armët i nxori nga selia me makinën e tij”

- Valentina Madani

Sali Berisha dhe Komi sioni i Rithemelim­it u rikthyen dje në selinë e Partisë Demokratik­e duke akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjës dhe orkestrues të dhunës së ushtruar në protestën 8 janarit. Berisha u zotua se asgjë nuk do ta pengojë dhe ndalojë në vazhdimin e kësaj beteje. Një ditë pas protestës në selinë e PD-së, Berisha denoncoi se janë bërë lista dhe janë arrestuar e ndaluar demokratë, që sipas tij, nuk kanë kryer asnjë lloj akti dhune. Sali Berisha hodhi akuza të drejtpërdr­ejta ndaj Lulzim Bashës se brenda selisë së PD kishte armë dhe këto armë u nxorën jashtë me makinën e tij. Berisha po ashtu u shpreh se Basha hartoi listën e demokratëv­e që duhet të arrestohes­hin. “Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidim­in e pluralizim­it politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojë mbizotërim­in e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivav­e historike të tij. Gjithashtu, dua të shpreh solidarite­tin tim, mirënjohje­n e pakufishme, ndaj atyre demokratëv­e e demokratev­e që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë “jo, Lulzim, por Lulzi. Sipas tij Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësin­ë e PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. “Lulzim brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli. Të dhëna të sigurta se Lulzim brava ka nxjerrë armët e tyre

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania