Gazeta Shqiptare

Meta mes kuajve: Liria e tyre, frymëzuese

-

jashtë me mjetin dhe mjetet e tij në mënyrë që në rast se policia do të imagjinont­e të hynte me forcë, të mos gjendeshin të armatosur banditët që ka brenda”, - deklaroi Sali Berisha. Këtë të fundit ai e akuzoi edhe si orkestrues të listës së hartuar prej tij për arrestimet e bëra nga policia në radhët e protestues­ve. “Deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëv­e që kërkonte të arrestohes­hin, akt kolaboraci­onizmi i turpshëm dhe kriminal”, - u shpreh Sali Berisha. Për të gjithë ata demokratë që iu bashkuan protestës së të shtunës pati edhe një zotim, duke premtuar se revolucion­i paqësor nuk do të ketë të ndalur. “Protesta e radhës ju siguroj demokratëv­e se do të mbahet. Asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidim­in e pluralizmi­t politik në Shqipëri, sepse asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e politikave historike të tij”, - u shpreh ishkreu i PD-së. Berisha mohoi se kishte skenar për viktima nga ana e tij, duke akuzuar Lulzim Bashën si autorin e dhunës në protestë. Po ashtu Berisha në komunikimi­n e tij me gazetarët komentoi dhe aktet e dhunës dhe tha se protestues­it kanë hapur derën dhe kanë thyer xhama, por nuk kanë pasur kurrë qëllim që të dhunonin njerëzit që ishin brenda në godinë. “Asnjë viktimë nuk mund të kishte. A patë ju njeri të armatosur në ata dhjetëra mijëra njerëz?! Në mënyrë kategorike asnjë! As nuk kishte dhe as nuk mund të kishte. Ne nuk thamë që nuk do të hapim dyert. Ne thamë se do të hapim dyert, sepse është shtëpia jonë dhe natyrisht është e drejta jonë që të hyjmë në shtëpinë tonë. Ne na kapi gazi këtu. Hodhën ata gaz, nuk e hodhi policia”, - theksoi ai. Ishkryemin­istri komentoi deklaratat e kryeminist­ri Rama, i cili në një komunikim me qytetarët kërkoi që demokratët të bashkohen me të, pasi PD sot s’ka lidership. “Me këtë akt vetëm sa fakton që ka futur në xhep bravën dhe mendon se ka arritur që t’i caktojë PDsë një kryetar me polici. Lulzim Basha me Edi Ramën janë dy armiqtë më të egër të demokratëv­e. Nuk ka më shqiptarë, demokratë, socialistë apo pa parti që nuk e ka të qartë se Edi Rama ka një zyrë në kryeminist­ri, mjerisht derisa ta çlirojnë dhe një zyrë në këtë seli”, - deklaroi ishkryemin­istri. Sali Berisha tregoi se arsyeja e tërheqjes nga protesta e ditës së shtunë ishte gazi toksik i hedhur. “Fare thjeshtë ishte gazi që hodhën në sasira toksike dhe që njerëzit ishin të shtrirë në anët e Lanës nga helmimi. Ajo skenë gjithmonë në betejë ka një tërheqje kur shihet se është përdorur një lëndë kimike toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye, por ashtu siç e patë, unë isha këtu, vazhdova. Hodhën gaz direkt tek unë, tek ura, por kjo përkundraz­i më motivon më shumë mua ky revolucion të triumfojë”, - theksoi z.Berisha.

Në një kohë kur tensionet në Partinë Demokratik­e kanë arritur kulmin, presidenti Ilir Meta shfaqet shumë i qetë. Këtë të diel, Meta zgjodhi ta kalojë në Malin e Dajtit. Në një postim në ‘Facebook’, Meta ka postuar një foto me dy kuaj, ndërsa shkruan: “Liria e tyre është kaq frymëzuese! Nga Dajti ju uroj një të diel të bukur”. Kujtojmë që Presidenti Ilir Meta reagoi mbi tensionet në selinë blu ditën e shtunë, duke theksuar rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamenta­le për demokraci.

Aktori Julian Deda në një postim në rrjetet sociale shkruan se godina e SHQUP-it është e destinuar të mos bëjë hajër. Sipas Dedës, “Basha dhe ata që i shkojnë nga pas e shkretuan selinë e PD dhe i vunë hekurat e lanë dhe me gjak demokratës­h”. “Përfundimi­sht, godina e SHQUP-it është e nëmur, është e destinuar të mos bëjë hajër. Lul rrena bashkë me lëtyrat që i shkojnë pas bythe, që për fat të keq i kemi edhe në parlament, pasi e shkretuan, i vunë hekurat duke e blinduar në të katër anët, në fund e lanë edhe me gjak demokratës­h. Turp të keni, nga i pari deri tek i fundit”, shkruan Julian Deda.

 ?? ?? AKUZA
“Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësin­ë e PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëv­e që donte të arrestohes­hin. Ka fshehur vrasësit në seli. Nga të dhëna të sigurta Basha ka nxjerrë armët e tyre me mjetin e tij, që në rast se policia do të hynte të mos gjendeshin banditët e armatosur që ka brenda”, - tha Berisha.
AKUZA “Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësin­ë e PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëv­e që donte të arrestohes­hin. Ka fshehur vrasësit në seli. Nga të dhëna të sigurta Basha ka nxjerrë armët e tyre me mjetin e tij, që në rast se policia do të hynte të mos gjendeshin banditët e armatosur që ka brenda”, - tha Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania