Gazeta Shqiptare

Protesta, Basha: Duhen larguar dinozaurët politikë të tranzicion­it

“Nuk përdorëm gaz lotsjellës”, kreu i PD-së: Ishin bombolat e shuarjes së zjarrit “PD-ja do të ringrihet më e fuqishme pas dhunës së Berishës”

- Valentina Madani

Lulzim Basha mohoi se ditën e shtunë është hedhur gaz lotsjellës nga brenda Partisë Demokratik­e mbi mbështetës­it e Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat, Basha deklaroi se janë përdorur vetëm bombolat që fikin zjarrin dhe që lëshojnë pluhur të bardhë. Ai theksoi se në momentin që është hedhur gazi nga policia, edhe ata që ndodheshin në kat të dytë të godinës janë ndjerë keq. “Dua të refuzoj çdo akt dhunë që është kryer dhe distancohe­m nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu. Ata kishin ardhur me një qëllim, nëse kjo nuk kthehet në bunker për të, duhet të shkatërroh­et. Të derdhte gjak, e patë si eksitohej, e patë si qeshte edhe sot. U kthye në skenë e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është lojë e Ramës dhe e Berishë. Gaz Bardhi nuk ka lidhje me lëndë radioaktiv­e. E patë që e vetmja gjë që kishim për t’u mbrojtur ishin bombolat zjarrfikës­e. Ishin bombola me materialin që fik zjarrin. Po të shikonin dhe disa fatkeq që rrinin para tyre dhe zbardheshi­n nga pluhuri. Po kështu keni parë që kur policia ndërhyri me gaz, ishte e tmerrshme edhe brenda në godinë. I shkau sot se unë kam nxjerrë armë natën, se kishte frikë mos më kapte policia, ose… Nuk dua të flas më shumë seç kam folur për ata të dy sot, që mendojnë për momentin se kjo dhunë mund të na ketë ndalur. Shumica e shqiptarëv­e nuk e duan më këtë gjendje”, - deklaroi Basha. Sipas tij, sot nuk është dita për t’u krenuar dhe për të qeshur, siç bëri Berisha. “Sot është një ditë bilanci i së djeshmes tragjike të të gjithë shqiptarëv­e. Ndonëse ndodhem këtu prej pothuajse pa pushim që nga ngjarja, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët përveç trishtimit të thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot nuk është ditë për t’u kënaqur apo për të qeshur, siç bëri ai që ishte pak më përpara. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës të një agresioni që s’ka asgjë të përbashkët me demokratët demokracin­ë”, - tha Basha.

AKUZA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cilësoi bashkëpunë­torë Sali Berishën dhe Edi

Ramën. Para gazetarëve Basha tha se dhuna eksiton vetëm Ramën dhe Berishën, por ka pezmatuar shqiptarët. Ai theksoi se qëllimi i tij dhe i bashkëpunë­torëve të tij është ringritja e PD-së mbi rrënojat e dhunës së Sali Berishës. Lulzim Basha shprehet se demokratët duhet të shohin një mundësi për t’u ringritur më të fortë, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha. “Nuk mund të marrë peng shpresat dhe aspiratat e qindra-mijëra votuesve tanë, ndaj sot unë nuk kam dhe nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte Sali Berisha me një grusht kriminelës­h, duke abuzuar me ata qindra demokratë, të cilët i thirri për t’i përdorur si fasadë. Për fatin e mirë të shqiptarëv­e dje nuk u derdh gjak. Unë e di se eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk fshihte dje e ka shoqëruar dhe sot, siç ka shoqëruar dhe një bashkudhët­ar tjetër të tijin, Edi Ramën, në skena si ato të 21 janarit. Këtu janë të dy njësoj, të ngjashëm dhe këtu ndahem me të dy. Sali Berisha ndonëse dështoi me turp ta përdorte shtëpinë e demokratëv­e si bunkerin e tij, nuk e fsheh eksitimin. I dyti, përfituesi i vetëm është Edi Rama dhe sot e tregoi me daljen e tij të turpshme. Njeriu që po bën gjithçka për të mbuluar skandalin e incenerato­rëve. Njeriu që kanabizoi Shqipërinë, njeriu i 1001 skandaleve doli sot dhe na shiste moral dhe këtë ia mundësoi vetëm Sali Berisha. Të lidhur në një binom, njëri i shpallur ‘non grata’ dhe tjetri me të gjitha rekordet për t’u shpallur ‘non grata’. Qëllimi im dhe i bashkëpunë­torëve të mi është diçka tjetër, që nga këto rrënoja, nga të cilat eksitohet ai dhe Edi Rama të fillojmë të ringremë një PD siç e kanë ëndërruar themeluesi­t, siç e kanë dëshiruar qindramijë­ra shqiptarë, qytetarë të zakonshëm”, - deklaroi Basha.

THIRRJA

Kryetari i PD-së apeloi dje se tranzicion­i 30-vjeçar i demokracis­ë shqiptare duhet të marrë fund dhe sipas tij, sinjali që kjo gjë po ndodh janë rrënojat që kanë mbetur selinë e PD-së pas protestës. Në një deklaratë për media nga godina e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha foli për kastën e vjetër të politikës, të cilët i quajti “dinozaurët e tranzicion­it politik”, dhe u shpreh se atyre po u vjen fundi. “Ky mentalitet prej 30 vitesh na ka bërë dëme shumë të mëdha. Gjithçka të mirë që kemi nga rënia e diktaturës, e kemi për shkak të qytetarëve të lirë shqiptarë. Gjithçka të zezë e kemi prej politikës së dinozaurëv­e të tranzicion­it, të cilëve u vjen fundi një e nga një. Ndaj, teksa ata përpiqen të marrin sa më shumë kohë dhe vëmendje televizive në rrjete sociale e kudo me protagoniz­min e tyre të shëmtuar, të krenohen me dhunën dhe produktet e dhunës, të gënjejnë e të mashtrojnë e të krijojnë një botë imagjinare, që s’ka lidhje me botën e halleve dhe problemeve të përditshme shqiptare, detyra ime e parë dhe detyra e parë e çdo demokrati është të bëjnë pikërisht të kundërtën. Të ndërtojmë gjithçka duke u bazuar te hallet dhe problemet e shqiptarëv­e, të formulojmë dhe të zbatojmë zgjidhjet për t’i dhënë fund tranzicion­it të stërzgjatu­r shqiptar, pavarësish­t se ky objektiv është në konflikt të plotë me një grusht të vogël njerëzish, që janë dinozaurët e tranzicion­it, dinozaurët politikë të tranzicion­it, trekëndësh­i i Bermudës dhe një grusht oligarkësh financiarë dhe grupet e krimit të organizuar. Kështu që kjo që shikoni këtu nuk është thjesht një betejë midis një grupi huliganësh që Sali Berisha i solli për të pushtuar shtëpinë e demokratëv­e, ndërkohë që ata pak demokratë që erdhën, e kuptuan që po përdoreshi­n si fasadë. Kjo që shikoni këtu është fillimi apo eskalimi, përshkallë­zimi i një betejë midis së shkuarës dhe të ardhmes. E vetmja gjë që u duhet shqiptarëv­e për të jetuar mirë, normalisht në vendin e tyre është normalitet­i, qeverisja normale që mund të burojë vetëm nga politika normale dhe njerëzit normalë”, u shpreh Lulzim Basha.

 ?? ?? DEKLARATA
“Unë e di se eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk e fshihte dje e ka shoqëruar dhe sot, siç ka shoqëruar edhe një bashkudhët­ar tjetër të tijin, Edi Ramën, në skena si ato të 21 janarit. Këtu janë të dy njësoj dhe këtu ndahem me të dy. Sali Berisha ndonëse dështoi me turp ta përdorte shtëpinë e demokratëv­e si bunkerin e tij, nuk e fsheh eksitimin”, - deklaroi Basha.
DEKLARATA “Unë e di se eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk e fshihte dje e ka shoqëruar dhe sot, siç ka shoqëruar edhe një bashkudhët­ar tjetër të tijin, Edi Ramën, në skena si ato të 21 janarit. Këtu janë të dy njësoj dhe këtu ndahem me të dy. Sali Berisha ndonëse dështoi me turp ta përdorte shtëpinë e demokratëv­e si bunkerin e tij, nuk e fsheh eksitimin”, - deklaroi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania