Gazeta Shqiptare

Dhuna në PD, Xhafaj: Fundi i një partie. Humbën shqiptarët

“Duhen nxjerrë mësime e reflektime”, ish-ministri i Drejtësisë komenton protestën e 8 janarit “Koha për t’u ringritur opozita, por me lidership të ri”

- Valentina Madani

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, e konsid eron të turpshëm dhunën e ushtruar ditën e shtunë në selinë e PD-së. Sipas tij, ky është fundi i degradimit të një partie politike. Xhafaj shpreh shqetësimi­n se nga të gjitha këto zhvillime nuk janë dëmtuar vetëm Berisha dhe Basha, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Më tej Xhafaj shkruan se duhen nxjerrë mësime dhe reflektime. “Nuk ka vend për fitimtarë e as për t’u gëzuar kur sheh se si demokracia dhunohet çmendurish­t me vare gurë, mbyllet me brava apo rivritet me demagogji populiste. Dje fatkeqësis­ht nuk humbën veç të falimentua­rit historikë, Saliu e Luli, por të gjithë ne shqiptarët u goditëm nga dhuna e shfaqur ekraneve. Ata kanë kohë që janë rrokullisu­r dhe nuk meritojnë asnjë rresht. Problemi është se me ta dhe si ata po humbasim të gjithë çdo ditë e nga pak. Kështu humbet liria dhe fiton autokracia, humbet demokracia dhe fiton kleptokrac­ia, humbet Shqipëria dhe fitojnë ata që përpiqen çdo ditë ta kontrolloj­në atë, duke mbajtur vetë bravën dhe vetë çelësin e demokracis­ë”, - deklaroi ai. Fatmir Xhafaj shkruan se “Fjala ‘turp’ është krejt e vogël për të emërtuar përdorimin e dhunës për të marrë apo mbrojtur pushtetin brenda pushtetit partiak për të pasur mundësi për pushtet publik, pushtet ekzekutiv, apo pushtet personal mbi shqiptarët. Ky nuk është veç fundi i tmerrshëm i degradimit të një partie politike, që na keqqeveris­ur dhe kërkon të na qeverisë përsëri, por një ngjarje prej së cilës duhen nxjerrë mësime, reflektime e veprime”. Sipas tij, kjo nuk është çështje godinash apo karrigesh, por çështje fryme, sjelljeje dhe kulture politike. “Berishizmi ose autokracia e arroganca partiake, kleptokrac­ia dhe korrupsion­i politik, fatkeqësis­ht janë të prekshme në realitetet e sotme partiake. Shiheni modelin në të dyja pjesët e PD-së: Dy lidershipe, dy anë të së njëjtës medalje dhe pjesë të së njëjtës të keqeje, që e kanë keqqeveris­ur prej vitesh këtë vend. Kronika

e paralajmër­uar e një zinxhiri zhvillimes­h negative në demokracin­ë partiake do të vazhdojë të thellohet më tej e më gjerë, nëse nuk kapim thelbin e problemit: zbatimin e fortë dhe të barabartë të ligjit, forcimin e institucio­neve ligjzbatue­se përballë arbitrarit­etit të individëve të fortë, ndëshkimin e korrupsion­it politik dhe demokratiz­imin e brendshëm të partive”, - theksoi ish-ministri i Drejtësisë. Ai vëren se qeverisjet janë produkt dhe pasqyrë e partive politike. “Qeverisje të mirë, të ndershme dhe në interes të qytetarëve mund garantojnë vetëm parti politike, ku demokracia e brendshme është aktive, ku debatohet e vendosin institucio­net e kolegjiali­teti në to, ku promovohen vlerat dhe individët e ndershëm, ku nxiten e bëhen konkurrues­e ambiciet e shëndetshm­e politike. Andaj lipset emergjencë për t’i demokratiz­uar partitë duke nxjerrë ‘non grata’ korrupsion­in politik, autokracin­ë dhe arrogancën politike”, - tha Xhafaj. Ish-ministri socialit apelon se tashmë është koha për një lidership të ri për Partinë Demokratik­e. “Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të painfektua­r nga berishizmi dhe nënprodukt­et e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjallje­je për demokracin­ë dhe institucio­net demokratik­e. Kush mendon ndryshe apo akoma më keq, punon për këtë gjë në prapaskenë, dëshiron autokracin­ë dhe kleptokrac­inë, vdekjen e demokracis­ë!”, - deklaroi ishministr­i i Drejtësisë.

 ?? ?? DEKLARATA
“Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të pa infektuar nga berishizmi dhe nënprodukt­et e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjallje­je për demokracin­ë dhe institucio­net demokratik­e”, - tha Xhafaj.
DEKLARATA “Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të pa infektuar nga berishizmi dhe nënprodukt­et e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjallje­je për demokracin­ë dhe institucio­net demokratik­e”, - tha Xhafaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania