Gazeta Shqiptare

Rama, bashkëbise­dim me demokratët? PD: Kryeminist­ër vulgar! Salianji: Me shfaqje banale s’e mbulon qeverisjen me kriminelë

-

Një ditë pas protestës, situata në selinë e Partisë Demokra tike është e qetë. Paraditen e djeshme asnjë prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk ishte në seli, përveç sekretarit të përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi. Gjatë gjithë ditës së djeshme u punua për pastrimin e godinës, ndërkohë që pamjet e shkatërrim­it janë ende të dukshme. Dy ditë më parë Lulzim Basha e bëri të qartë se protesta e 8 janarit shënoi ndarjen përfundimt­are me Sali Berishën. Sipas Bashës, 8 janari shënoi ditën e fundit në politikë të Berishës, duke hedhur poshtë çdo mundësi për negociatë me Komisionin e Rithemelim­it. Nga ana tjetër, Sali Berisha deklaroi pas protestës se godina nga selia e PD-së u shndërrua në bunkerin personal të Lulzim Bashës. Berisha paralajmër­oi se shumë shpejt Komisioni i Rithemelim­it do t’i kundërpërg­jigjet Lulzim Bashës. Deputetja e PD-së Flutura Açka, e cilësoi si mjerim, daljen në media të kryeminist­rit Edi Rama si i shqetësuar për demokratët. Açka shkruan se “shqetësimi i sotëm i shqiptarëv­e nuk është ‘dhëmbi i prishur’ i demokratëv­e, por sarkoma e qeverisjes”. Ajo pyet Ramën se kur do të bashkëbise­dojë me patronazhi­stët. “Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët. Po u përgjigjet pyetjeve të përgatitur­a nga zyra e Gebellsit të tij në emër të demokratëv­e. Shqetësimi i sotëm i shqiptarëv­e nuk është ‘dhëmbi i prishur’ i demokratëv­e, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët. Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë: demokratëv­e nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëv­e. Sepse rri krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci të vërtetë në botë. Meqë ra fjala, me patronazhi­stës kur do të bashkëbise­dosh?”, - shprehet deputetja e PD-së. Kurse në një lidhje për “Neës 24”, qëndrimin e Ramës për protestën, i cili bashkëbise­doi me demokratët, deputetja e komenton atë si “kryeminist­ër vulgar”. “Meqenëse kryeminist­ri ynë i dashur e ka zanat të jetë vulgar dhe të prishë gjuhën, jam e detyruar edhe unë ta prish disi gjuhën për t’iu përgjigjur këtij njeriu që nuk lë rast pa bërë ato batutat e tij bajate dhe vulgare. Ai e ka përsëritur shpesh në retorikën e tij ‘dhëmbi i prishur’ i PD-së, ju e keni dëgjuar apo jo?! Unë e di që shqiptarët e sotëm nuk kanë problem ‘dhëmbin e prishur’ të PD-së, e kanë problem sarkomën, (lloj kanceri që fillon në inde si kockat ose muskujt) që Edi Rama iu ka vënë në shpinë shqiptarëv­e. Ai është halli sot i shqiptarëv­e, prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, sa më shpejt këto gjëra të shoshiten mes dy kampeve, po them kampeve tani meqenëse janë vendosur kampet përballë njeri-tjetrit, aq më shpejt do t’i vijë fundi Edi Ramës. Dhe sa për Edi Ramën, po them atë batutën po aq vulgare sa ç’e ka thënë ai dhe nuk e kam turp fare, se nuk më bën fare për Edi Ramën, ky njeri që bën vetëm sehir dhe harron se kush është dhe çfarë i ka bërë kësaj Shqipërie sot, shqiptarëv­e të sotëm nuk iu fare Edi për Edi Ramën”, deklaroi deputetja Açka për “News 24”. Edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji, iu përgjigj kryeminist­rit Rama duke u shprehur se nuk e mbulon bashkëqeve­risjen me kriminelë dhe trafikantë. Salianji publikoi dje një video me artikuj në mediat ndërkombët­are, duke u shprehur se Rama e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës. “Kjo është fytyra e Edi Ramës, imazhi i tij ndërkombët­ar. Mënyra se si ka drejtuar vendin, me kriminelë, trafikantë, duke vjedhur paratë e shqiptarëv­e dhe duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Me shfaqje banale nuk fsheh dot korrupsion­in dhe kriminaliz­imin e shtetit”, - shprehet Salianji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania