Gazeta Shqiptare

Përplasja mes demokratëv­e, Rama: Në PD mund të kishte gjakderdhj­e

“Vendi pa opozitë”, kryeminist­ri: U shmang kafshimi i përgjakshë­m, skenat e së shtunës janë trishtim “Basha-Berisha, të gatshëm për të sakrifikua­r njerëz”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama bëri përgjegjës direkt Lulzim Bashën dhe Sali Berishën për situatën e krijuar në selinë e Partisë Demokratik­e. Sipas Ramës, të dy janë të gatshëm në “luftën” e tyre për pushtet të sakrifikoj­në njerëz. Rama ftoi dje në një bashkëbise­dim online mbështetës­it e opozitës, nga nevoja për të gjetur sipas tij një zgjidhje në të mirë të vendit. Rama theksoi se të dyja palët ishin të gatshme të flijonin njerëz për llogari të pushtetit të tyre personal. “Të dy kufomat politike që e kanë marr peng atë parti, dje (pardje) ishin papërgjegj­shmërisht të gatshëm për ta marrë atë kështjellë me gjakun e demokratëv­e. Qe të dy ishin të gatshëm të sakrifikon­in njerëz”, - theksoi kryeminist­ri. Rama u shpreh se ajo që ndodhi është një ulërimë dhe shtoi se u shmang “kafshimi i përgjakshë­m”. “Nuk ka argëtim në skenat e djeshme, janë trishtim, janë ulërimë e një mungese të madhe papërgjegj­shmërie, janë një kafshëri që është një fazë e avancuar e një kafshe politike. Dje pamë një kafshëri për zgjedhjen e mjeteve për t’u mbrojtur dhe për të sulmuar. Fatmirësis­ht u shmang kafshimi i përgjakshë­m, por pavarësish­t se u shmang kafshimi i përgjakshm­e, nxitësit e kafshimit janë aty dhe janë përgjegjës”, - theksoi z.Rama. Por kryeminist­ri falënderoi policinë, që sipas tij bëri të mundur të ndalohej një gjakderdhj­e e mundshme. “Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë materie politike, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe përgëzim të posaçëm sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në godinën e kryeminist­risë nga kjo turme që dje ishte e ndarë përgjysmë njëra brenda e njëra jashtë”, - deklaroi Rama. Kryeminist­ri tha se nuk i ftoi demokratët për të kërkuar votën e tyre dhe as për të zëvendësua­r opozitën, por në emër të paqes dhe demokracis­ë ne vend. “Ne duam të ndihmojmë paqen, nuk jemi këtu për të zëvendësua­r opozitën, as për të kërkuar votën e demokratev­e. Jam këtu që t’iu them demokratëv­e që ta çlirojmë politikën e këtij vendi nga ndasitë dhe urrejtje të brendshme nga të dyja kampet e nga ana tjetër të gjendjet zgjidhja që të tjera skena të mos përsëriten. Demokratët do ta gjejnë vetë rrugën e tyre për t’u udhëhequr”, - u shpreh kreu i qeverisë. Edi Rama i drejtpërdr­ejtë u tregua me Lulzim Bashën, kur i tha se nuk mund të mbrohet demokracia me akte dhune. “Nuk mund të thonë që i përdorëm fikset e zjarrit për të mbrojtur demokracin­ë. Nuk përdoren fikset e zjarrit për të mbrojtur demokracin­ë. Për të mbrojtur demokracin­ë përdoret demokracia, sfida, zgjedhjet demokratik­e brenda forcave”, - deklaroi ai. Rama shkon edhe më tej kur komenton reagimet pas protestës. “Basha iu imponua demokratëv­e nga Sali Berisha. Të dalësh t’u thuash ju kërkoj ndjesë është të dalësh të tallësh ndenjësen me ata që të duartrokas­in”, - u shpreh Rama. Ai vuri në dukje se është shqetësim lënia e vendit pa opozitë, por edhe imazhi i Shqipërisë. Sipas tij opozita nuk është Partia Demokratik­e, pasi sipas tij kjo parti nuk e lufton mendërisht qeverinë, por e lufton me motolov dhe dhunë. “Sigurisht ky vend ka nevojë për opozitë, sigurisht që ku vend nuk ka opozitë sot. Ky vend nuk ka opozitë për atë që ndodhi dje, por ka kohë që nuk ka opozitë. Sepse nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh gjithë këto vite. Një opozitë e cila të sfidon fizikisht nuk është opozitë, ajo është e destinuar që të humbasë në vazhdim. Një opozitë që nuk të lufton mendërisht, që nuk të sfidon me kurajën për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk të sfidon me guximin për të projektuar të ardhmen me forma shumë të më të avancuara se ato të opozitës. Ata që dje ishin të ndarë kanë qenë për shumë vite bashkë, kanë ardhur këtu poshtë dhe kanë përdorur të njëjta mjete. Disa vazhdojnë akoma t’i përdorin dhe disa të tjerë po i pësojnë në kurriz”, - theksoi Edi Rama. Ai theksoi se ndodhia e së shtunës ishte shumë e rëndë për demokratët por edhe për gjithë shqiptarët. “Tre a katër miq të huaj më kanë marrë të më pyesin fare të habitur a është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetës­it e saj sepse lajmi mori dhënë. Një lajm absurd, krejt befasues sa i rëndë aq edhe qesharak që një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetës­it. Është diçka e pandodhur kurrë në dijeninë e botës demokratik­e. Diçka ekstreme që shkon përtej çdo logjike. Shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardh­ur, por një zhvillim i kësaj natyre që e dobëson kundërshta­rin politik, në fakt, godet vendin, shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike”, - theksoi Edi Rama.

 ?? ?? DEKLARATA
“E kanë humbur mundësinë për të udhëhequr demokratët, të dy kufomat e kanë të pamundur t’i udhëheqin demokratët me kacafytjet e tyre. Është në thelb një nevojë ekstreme e tyre për njëri-tjetrin, sepse, sot që flasim, sado absurde dhe paradoksal­e të duket kjo, ata mbahen të dy që të mos bien të dy. Ne nuk jemi këtu për të zëvendësua­r opozitën. Unë nuk jam këtu për të kërkuar sot nga demokratët që të bëhen votues të Partisë Socialiste, as për të thënë: O sa mirë që u shkatërrua opozita”, - deklaroi Rama.
DEKLARATA “E kanë humbur mundësinë për të udhëhequr demokratët, të dy kufomat e kanë të pamundur t’i udhëheqin demokratët me kacafytjet e tyre. Është në thelb një nevojë ekstreme e tyre për njëri-tjetrin, sepse, sot që flasim, sado absurde dhe paradoksal­e të duket kjo, ata mbahen të dy që të mos bien të dy. Ne nuk jemi këtu për të zëvendësua­r opozitën. Unë nuk jam këtu për të kërkuar sot nga demokratët që të bëhen votues të Partisë Socialiste, as për të thënë: O sa mirë që u shkatërrua opozita”, - deklaroi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania