Gazeta Shqiptare

34 të arrestuar për dhunën në PD, Bardhi dhe Noka nën hetim

Akuzat: “Organizim dhe pjesëmarrj­e në manifestim­e të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” Shkatërrim­i i selisë së PD-së, mbi 60 të shoqëruar

- Valentina Madani

4 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pas protestës së të shtunës në selinë e Partisë Demokratik­e, ndërsa janë proceduar penalisht 18 të tjerë. Në gjendje të lirë do të ndiqen dy deputetët e Partisë Demokratik­e, Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka. Sipas policisë, sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazmend Bardhi, akuzohet se ka shkelur rregullat për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dyshohet se ka stërvitur dhe instruktua­r persona për përdorimin e paligjshëm të armëve të rrezikshme. Policia njoftoi se personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t”, “Shkatërrim­i i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokuroris­ë vijojnë punën për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligj­shme gjatë protestës së datës 8 janar 2022. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedural­e. 11 persona u vunë në pranga dhe u ndaluan për shkelje që lidhen me lëndët plasëse dhe radioaktiv­e. Në krahun tjetër, deputeti Flamur Noka dyshohet të ketë qenë organizato­r i protestës. Si pjesë e protestës dhe që u konstatuan me armë të ftohta u vunë në pranga 23 shtetas dhe u proceduan penalisht 16 të tjerë. Për 34 të arrestuari­t dhe 18 të proceduari­t akuzat lidhen me organizim dhe pjesëmarrj­e në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimi­t, shkatërrim­it të pronës, shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve të tjera të rrezikshme. Për protestën në selinë e Partisë Demokratik­e është ngritur një grup i posaçëm hetimi në Prokurorin­ë e Tiranës. Ata kanë qëndruar për disa orë pas saj në ambientet e selisë, ku kanë marrë prova dhe kanë pyetur dëshmitarë në lidhje me ngjarjen. Në ndihmë të hetimeve do të vihen edhe pamjet e kamerave të sigurisë, por edhe ato të transmetua­ra direkt nga televizion­et. Personat e arrestuar janë: Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed

Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion

Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervish­i, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku. Kurse personat nën hetim janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel

Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli. Janë me dhjetëra personat e shoqëruar në polici pas përleshjev­e mes demokratëv­e që nga orët e pasdites të së shtunës. Raportohet se që nga shpërndarj­a e protestues­ve pas ndërhyrjes së policisë dhe deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë mbi 60 shtetasit e shoqëruar në komisariat. Një pjesë janë liruar pasi janë marrë në pyetje, ndërsa pjesa tjetër janë ende në komisariat­e. Ata dyshohen si autorë të dhunës në PD dhe shkatërrim­eve në selinë blu. Policia dhe prokuroria kanë mbledhur prova materiale dhe dëshmi për të vënë para përgjegjës­isë autorët e incidentev­e të rënda në protestën e thirrur nga Berisha dhe Komisioni i Rithemelim­it për të nxjerrë Bashën nga zyra. Disa persona mbetën të lënduar nga përleshjet, ndërsa të tjerë patën probleme me frymëmarrj­en pas përdorimit në masë të gazit lotsjellës.

 ?? ?? HETIMI
Gazment Bardhi është nën hetim, pasi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktiv­e” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka është deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t”.
HETIMI Gazment Bardhi është nën hetim, pasi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktiv­e” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka është deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania