Gazeta Shqiptare

Protesta, Gjekmarkaj tregon orët brenda selisë së PD-së: Berisha u bënte shenja mësymjeje turmës

-

Agron Gjekmarkaj, deputeti i PD-së, rrëfeu dje momentet e vështira të protestës së zhvilluar ditën e shtunë para selisë blu nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe mbështetës­it e tij. Gjekmarkaj shprehet se dita e djeshme ishte tragjike për PD-në dhe mbase më tragjikja në historinë e saj, pasi sipas tij, “skena që nuk donim kurrë t’i shihnim, i pamë. Ankth që nuk donim kurrë ta provonim, e provuam; dhimbje që nuk do donim ta kishim, e kemi”. Në reagimin e gjatë, deputeti tregon orët e tensionit në selinë blu, teksa ai dhe shumë deputetë të PD-së ndodheshin brenda të rrethuar nga gurët, varetë e lëndët plasëse. “Mendimi që më vërtitej në kokë ishte pse fëmijët tanë duhet të rriten me pamje të tilla ciklike, me gjuhë dhune, me urrejtje në gji dhe perspektiv­en e linçimit të prindërve të tyre në horizont. Nga pas dyerve vinte tërbim, gjuhë kërcënuese. Në ekran shihnim Sali Berishën që iu bënte shenja mësymjeje. Nuk janë të paktë, ata që thonë na mbyllët dyert, i blinduat. E djeshmja tregoi që në PD disa dyer ishin blinduar. Personalis­ht i pashë për herë të parë. Nuk kisha shkelur në seli prej javësh, qysh një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku nuk mora pjesë në shenjë simbolike për mënyrën sesi u zhvillua ajo mbledhje, për mungesën e garës dhe aspekte të tjera sektarizmi për të cilat nuk akuzoj dot më Sali Berishën, ndonëse ne i premtuam në Kuvendin e 18 dhjetorit. Por, kudo në horizont nga gjysma e shtatorit e këtej ishte gjuha e përjashtim­it, linçimit e dhunës, e cila nuk njihte legjitimit­etin e kryetarit të PD-së, organeve të saj të zgjedhura dhe rëndësinë e partnerite­tit me SHBA-të, shto edhe etikën e çështjes, metamorfoz­ën e gjithçkaje pas 9 shtatorit”, - tha Gjekmarkaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania