Gazeta Shqiptare

Zhvillonin lojëra fati, arrestohet pronari i lokalit në Gjirokastë­r, në pranga edhe klienti

-

Policia e Gjirokastr­ës ka vendosur në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar veprimtari­në e lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastë­r, si dhe D.H., 37 vjeç nga fshati Plesat. Këta shtetas u arrestuan, pasi bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtari­a e lojërave të fatit në kundërshti­m me ligjin, duke fshehur të ardhurat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dy aparate celulare dhe një sasi parash. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicio­n e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi - Vijojnë kontrollet për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së së kundërligj­shme të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtari­e. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestroh­en dy aparate celulare dhe një sasi parash. Në vijim të punës për evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Gjirokastë­r arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastë­r (administra­tor i një subjekti barkafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastë­r (klient i subjektit). Këta shtetas u arrestuan, pasi bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë policore u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtari­a e lojërave të fatit në kundërshti­m me ligjin, duke fshehur të ardhurat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dy aparate celulare dhe një sasi parash. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicio­n e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania