Gazeta Shqiptare

Nxjerrja e pagave të 650 mijë qytetarëve, lirohen 4 të arrestuari­t

Specialist­ja e IT-së, para hetuesve: Të dhënat ia dhashë në mirëbesim Andi Agarajt Gjykata i lë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje

-

personat e arrestuar me urdhër të Prokuroris­ë së Tiranës për skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 650 mijë qytetarëve u liruan dje nga gjykata. Në bazë të një vendimi të gjykatësit Artan Gjermeni të marrë të shtunën, Eni Qirjako, eksperte e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve do të qëndrojë në masën detyrim paraqitje. Për 3 të arrestuari­t e tjerë, ekspertin e IT-së te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbarues­it privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi është dhënë masa e arrestit në shtëpi. Organi i akuzës kërkoi masën “detyrim paraqitje” dhe “pezullim të ushtrimit të detyrës” për eksperten e IT-së, Eni Qirjako gjë që u pranua nga gjykata. Për 3 të tjerët akuza kërkoi masën arrest me burg, por gjykata i la në arrest shtëpie. Këta persona u arrestuan në 7 janar të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”. Sipas prokuroris­ë, Eni Qirjako, specialist­e e IT-së pranë AKSHI-t, përgjegjës­e për të dhënat e sektorit të Tatimeve, i ka kaluar në 6 raste kolegut të saj Andi Agaraj të gjitha të dhënat e pagave për të cilat ajo kishte akses në server. Agaraj ia ka shitur të dhënat për 20 mijë lekë shtetasit Klodian Sota, ndërsa ky i fundit ia ka shitur këtë material Endri Ikonomit për 30 mijë lekë. Sota është menaxher pranë kompanisë “Smart Collection”, ndërsa Ikonomi rezulton të jetë administra­tor i kompanisë “Credit 2 All”, në pronësi të biznesmeni­t rus, Oleg Viktorovic­h Boyko. Sipas prokuroris­ë, rrjedhja e listës së pagave dhe targave mund të ketë lidhje edhe me listat e patronazhi­stëve në mënyrën e gjenerimit të të dhënave.

DËSHMIA

Specialist­ja e IT-së, e punësuar në AKSH dhe që ushtronte detyrën në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, Eni Qirjako, tregoi para hetuesive se 6 databazat me listëpages­at e mbi 690 mijë qytetarëve ia ka dhënë kolegut të saj, Andi

Agaraj. Me dëshminë e saj, ajo është bërë bashkëpunë­tore e drejtësisë për të zbardhur skemën e përdorur për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve. Sipas Qirjakos, kolegu i kishte thënë që i duheshin për një punë studimore, pasi po bënte temën e diplomës master. Ajo po ashtu ka treguar se nuk e dinte që kolegu i saj do ta keqpërdort­e dhe ia ka dhënë në mirëbesim. Po ashtu, e reja ka treguar se kur janë publikuar të dhënat në media, Agaraj i ka kërkuar që të formatojë kompjuteri­n, por ajo ka refuzuar që ta bëjë. Në dosjen hetimore thuhet se Andi Agaraj ka treguar emrin e Klodian Sotës, të cilit ia ka shitur të dhënat dhe ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ndërsa përmbarues­it privat Endri Ikonomi ka pretenduar se i ka blerë me faturë tatimore të dhënat nga Klodian Sota, pasi i duheshin për biznesin e tij, por se nuk e dinte burimin e tyre. Gjatë leximit të provave prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje” për Qirjakon dhe “arrest në burg” për tre të tjerët. Në bazë të dosjes hetimore rezulton se organi i akuzës kishte vënë nën përgjim rreth 30 persona, por që nuk kanë përfituar detaje të reja. E gjithë skema është zbardhur nga deklarimet e personave të dyshuar. Gjykata pasi ka dëgjuar pretendime­t e palëve, ka liruar nga qelia 4 të dyshuarit, konkretish­t për Eni Qirjakon është caktuar detyrim paraqitje ndërsa për specialist­in e ITsë, Andi Agaraj dhe dy përmbarues­it privatë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi është vendosur “arrest në shtëpi”. Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në skandalin e publikimit të të dhënave personale të mbi 690 mijë qytetarëve. Po ashtu, hetime intensive po kryhen edhe për databazën e targave të automjetev­e.

 ?? ?? BASHKËPUNI­MI
Sipas Qirjakos, kolegu Agaraj i kishte thënë që i duheshin për një punë studimore, pasi po bënte temën e diplomës master. Ajo po ashtu ka treguar se nuk e dinte që kolegu i saj do ta keqpërdort­e dhe ia ka dhënë në mirëbesim. E reja ka treguar gjithashtu se kur janë publikuar të dhënat në media, Agaraj i ka kërkuar që të formatojë kompjuteri­n, por ajo ka refuzuar që ta bëjë.
BASHKËPUNI­MI Sipas Qirjakos, kolegu Agaraj i kishte thënë që i duheshin për një punë studimore, pasi po bënte temën e diplomës master. Ajo po ashtu ka treguar se nuk e dinte që kolegu i saj do ta keqpërdort­e dhe ia ka dhënë në mirëbesim. E reja ka treguar gjithashtu se kur janë publikuar të dhënat në media, Agaraj i ka kërkuar që të formatojë kompjuteri­n, por ajo ka refuzuar që ta bëjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania