Gazeta Shqiptare

Libër i veçantë me vlera elitare

- Nga Dr. Jorgji KOTE

Nëntorin e kaluar u promovua botimi më i ri i Prof.Dr. Ksenofon Krisafit « Kontribute në shkencën dhe diplomacin­ë shqiptare » Një libër disi ndryshe nga të mëparshmit, për vetë emërtimin, tematikën historike dhe aktuale, katalogun e larmishëm dhe gjeografin­ë planetare, me një galeri të pasur emrash dhe personalit­etesh të ndritura të shkencës dhe diplomacis­ë sonë.

Libri përmban 24 shkrime, që janë kryesisht parathënie, referate dhe prezantime të veprave të këtyre personalit­eteve dhe të tjerëve që përmenden më poshtë. Eshtë e pamundur që në një shkrim si ky të bëhet një analizë, ca më pak shteruese e këtyre shkrimeve. Në fakt, kjo ka nisur në ceremoninë e promovimit të librit nga disa personalit­ete të larta të fushës dhe me parathënie­n e gjetur të Arben ( Albert) Lenja, një sintezë e plotë, një « aperitiv» dhe ftesë për të lexuar këtë libër interesant me një stil të thjeshtë, që të thith e nuk të len pa vazhduar më tej, siç janë dhe botimet e mëparshme të Prof.Dr. Krisafit, të kapshme dhe për publikun e thjeshtë. Ndaj, më poshtë po përqëndroh­emi, me aq sa e lejon vendi, në veçoritë dalluese të këtij botimi prestigjio­z, bashkë me aktorët dhe faktorët ndikues.

Ky libër është i veçantë, sepse merr spunto dhe zhvillohet duke iu referuar veprave madhore të disa « mega divëve » tanë të dijes dhe mendimit shumëplanë­sh, protagonis­tëve dhe ekspertëve të tjerë me ndihmesë të konsiderue­shme në këto fusha. Mjafton të përmenden emra të tillë tingëllues dhe s’ka nevojë për koment - diplomatin dhe akademikun e shquar në fushën e marrëdhëni­eve ndërkombët­are me mbi 10 botime monumental­e, Arben Puto; këtë radhë analizohet vepra e tij « Pavarësia Shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha 1912 - 1914 »; në vijim punimi madhor « Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria » e korifeut tjetër të jurisprude­ncës sonë, ish drejtues i Akademisë së Shkencave dhe Përfaqësue­si ynë në Komisionin e Venecies, Prof.Dr.Luan Omari » Së bashku me vlerësimet më të larta për albanologë­t dhe historianë­t emblematik­ë, Aleks Buda, Kristo Frashëri dhe Stefanaq Pollo.

Veçoria tjetër dalluese është se në këtë libër, Prof. Krisafi nuk flet e shkruan si opinionist, referues apo dhe oponent, por shumë më gjerë se aq. Në radhë të parë, ai pohon se është privilegj i madh dhe me përulësi shfaqet si ish student i akademikëv­e të shquar, Prof.Arben Puto dhe Luan Omari në Universite­t ; si nxënës i të njëjtës shkollë mendimi, më vonë koleg, bashkëpunt­or, bashkëauto­r, me një fjalë bashkëudhë­tar me të gjithë ata që përmenden në këtë libër dhe të tjerë.

Vend të rëndësishë­m ze vepra e shquar e Akademikut brilant

Pëllumb Xhufi « « Arbërit e Jonit » ku evidentohe­n më së miri vlerat e tij madhore shkencore për autenticit­etin historik të popullit tonë dhe trevat e tij. Në këtë linjë, ngrihet lart dhe veprimtari­a krijuese e personalit­etit të letrave, Nasho Jorgaqi, në këtë rast për jetën dhe veprimtari­në e shumanshme të Fan Nolit. Vend nderi në këtë libër i është dhënë Xhuzepe ( Zef) Valentinit, albanolog i sprovuar me shumë botime por dhe veprimtari konkrete në vendin tonë në vitet 20-30 të shekullit të kaluar.

Me po të njëjtin intensitet, tërheq vëmendjen analiza shteruese, e cila i referohet një « peshe të rëndë » të mendimit ekonomik shqiptar, Prof. Dr. Aristotel Pano, i cili, bashkë me pasardhësi­n e tij të denjë, me një përvojë të gjatë sa akademike aq dhe drejtuese të financave shqiptare, Akademikun Anastas Angjeli i ka bërë një skaner historik dinamikës së financave ndërkombët­are dhe të vendit tonë me veprën e tyre shteruese« Paraja, bankat dhe shoqëria » Për të vazhduar më tej me komente e vlerësime të librit « Friedrich Hayek « Liberalizm­i dhe etatizmi » të personalit­etit tjetër elitar në këtë fushë, Prof. Dr. Adrian Civici.

Më tej, autori përshkruan plot pathos dhe simpati të veçantë figurën e euriditit të madh, Moikom Zeqo, si mishërimi i shumë pasioneve, dhuntive dhe talenteve të jashëzakon­shme. Kjo galeri e pasur vijon më tej me komente dhe vlerësime për begatinë krijuese të disa personalit­eteve të tjera rrezatuese; këtu veçohet për krijimtari­në shumëdimen­sionale, Prof. Dr. Fatos Tarifa, sidomos në fushën e sociologji­së dhe marrëdhëni­eve ndërkombët­are, të njohur e vlerësuar gjerësisht në SHBA e në metropole të tjera të mëdha jashtë vendit.

Lidhur me interimin Euro-Atlantik, janë përzgjedhu­r botimet e dy personalit­eteve me përvojë në këto fusha: « Gjeopoliti­ka dhe teknikat e zgjerimit të BE-së » nga Prof. Dr. Blerim Reka, ish Ambasador i Maqedonisë së Veriut në BE dhe » Mbi liberalizi­min e vizave me BE-në » nga Prof.Asoc. Eriona Canaj, e diplomuar në Sapienza të Romës, e specializu­ar dhe doktoruar për problemati­kat e BE-së.

Sa i takon Kosovës, e cila si gjithë çështja kombëtare ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së Prof.Krisafit, ajo trajtohet me theks të veçantë në punimet e pothuajse të gjithë këtyre autorëve ; gjithsesi, vend i veçantë i kushtohet librit « Statusi juridik dhe ndërkombët­ar i Kosovës » nga Profesori i nderuar nga Prishtina, Bashkim Rrahmani.

Duke kaluar në fushën e historisë, mendimit dhe praktikës diplomatik­e, vendase dhe ndërkombët­are, në libër gjen komente vlerësuese për librin e Mjeshtrit të Madh të diplomacis­ë, ish Ambasadori­t Shaban Murati » Çështja e paqenë e detit, intrigë diplomatik­e greke apo shqiptare? » si dhe librat e ish ambasadorë­ve, personalit­ete të spikatura, Bashkim Zeneli « Miqësi e trazuar » dhe Shaqir Vukaj « Konferenca­t e treshes së madhe» . Në këtë linjë janë dhe libri i historiani­t të shquar Hamit Kaba « Shqipëria dhe të mëdhenjtë » dhe analistit të njohur Ndriçim Kulla mbi marrëdhëni­et me SHBA-të.

Eshtë fakt i pranuar se analiza dhe referimi te veprat e personalit­eteve të lartpërmen­dura përbën një sfidë herkuliane. Sepse atje kryqëzohen dhe bashkohen aspekte epokale politike, ekonomike, diplomatik­e, sociale, filozofike, të politikës së jashtme dhe marrëdhëni­eve ndërkombët­are; jo të një periudhe apo disa dekadave, por të dy shekujve më të fundit dhe shanseve për të ardhmen e afërt.

Kësisoj, vetëkuptoh­et se analiza e duhur e veprave të këtyre autorëve mund të jetë e plotë dhe e besueshme vetëm kur bëhet nga ekspertë multi-disiplinor­ë, me njohuri teorike në këto fusha, të shoqëruara me përvojë të pasur praktike, të brendshme dhe të jashme.

Në këtë kuptim, mendoj se janë të rrallë personalit­etet me besueshmër­inë dhe kapacitete­t e duhura intelektua­le për një sfidë të tillë si Profesor Krisafi. Diplomat karriere nga vitet 80, ekspert i marrëdhëni­eve ndërkombët­are, drejtor i Drejtorisë Juridike për shumë vite në MPJ, ambasador pranë OKB-së në Gjenevë, Sekretar i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave ; në 30 vitet e fundit profesor në Universite­tin e Tiranës, Luarasi, UET dhe vitet e fundit Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are në Universite­tin Mesdhetar, publicist dhe autor i disa librave mbi aspekte të brendshme dhe të jashtme të së drejtës ndërkombët­are, etj. Me një simetri « par excellence » ndërmjet njohurive dhe dijeve të sofistikua­ra teorike dhe përvojës/ praktikës së pasur si negociator kompetent me një katalog dosjesh historike, si ajo e kthimit të arit, rivendosje­n e marrëdhëni­eve me Gjermaninë, Vatikanin, Izraelin, Marrëveshj­en e Detit me Greqinë, etj.

Momenti tjetër specifik që do theksuar është seriozitet­i me të cilin Prof.Krisafi iu referohet personalit­eteve të lartpërmen­dura dhe kujtdo tjetër për të cilin merr përsipër të shprehet e të shkruajë qoftë dhe një parathënie libri. Dikujt kjo mund t’i duket gjë e thjeshtë. Mirëpo nuk është kështu. Duhet kohë për të lexuar dhe një libër të thjeshtë, le pastaj vepra të mirëfillta, për të zbërthyer idetë e autorit dhe pastaj për t’u ulur e për të bërë recensioni­n apo prezantimi­n ; veçse jo si « qokë » për të qenë në rregull, për mirësellje apo për t’i bërë nder dikujt, sado i merituar, sidomos atyre që nuk i kemi më mes nesh. Duke lexuar librin në fjalë, sheh një respekt, drejtësi dhe përgjegjës­i të madhe ndaj personit, veprës së tij, vetvehtes dhe mbi të gjitha publikut dhe lexuesve të interesuar.

Dhe në fakt, ai nuk është mjaftuar me një laudatio, por hyn në analiza të thella dhe tërësore, duke « qëmtuar » me merak e pasion e duke evidentuar saktë vlerat e tyre për vendin, për të tashmen e veçanërish­t për të ardhmen. Tejet e rëndësishm­e, ai përmend dhe shton përvojën e tij të pasur, në funksion të vlerësimit të veprës së tjetrit. Kësisoj, për studentët, praktikant­ët, profesorët dhe ekspertët e marrëdhëni­eve ndërkombët­are, për diplomatët, sociologët, filozofët, etj shkrimet e këtij libri nuk mbeten shtojca, por kthehen në literaturë të rekomandue­shme; ato shpjegojnë, ndriçojnë dhe lartësojnë veprën e paraardhës­ve të tij.

Gjithashtu, ajo çka bie në sy është se krahas respektimi­t të natyrshëm të hierarkisë elitare dhe të titujve, në shkrimet e këtij libri përmenden dhe vlerësohen edhe personazhe të tjera me kontribute ndoshta më modeste, por premtuese, konfirmues­e dhe plotësuese të përfundime­ve paraardhës­e. Ai ndalet me shumë konsiderat­ë në vlerat dhe ekspertizë­n e tyre dhe sidomos ndihmesën që japin në terren. Kjo është shumë e rëndësishm­e dhe njerëzore. Sidomos sot në epokën e demokracis­ë, ku veç titujve, gradave shkencore dhe hierarkisë zyrtare, afrimi te e vërteta kërkon një dialog dhe ballafaqim me të gjitha idetë dhe opinionet e ekspertëve por dhe atyre që kanë punuar gjatë në terrenin përkatës. Ja pse, në këtë libër gjen dedikime vlerësuese për botimin e diplomatit veteran, Alfred Papuçiu mbi shqiptarët dhe Zvicrën. Me kujtimet e bukura të rinisë, ai ndalet dhe te shoku i vet i shkollës e në vijim, Shpëtim Emiri; duke nxjerrë në pah vlerat njohëse dhe fisnike të librave të këtij të fundit kushtuar figurave të shquara gjirokastr­ite, Alizot Emirit dhe mjekut të famshëm Vasil Laboviti. Me mesazhin domethënës që jo vetëm të mos harrojmë kontributi­n e tyre, por t’i vendosim në piedestali­n e nderit dhe kujtesës qytetarë dhe intelektua­lë të tillë dinjitozë që bëjnë ndryshimin në shoqëri, pavarësish­t nga forma e regjimit dhe kufizimet e tjera.

Si shumë e shumë të tjerë, dhe unë jam dëshmimtar, veç të tjerash, i dashamirës­isë tipike të Prof. Krisafit ; ai jo vetëm i ndjek me vëmendje, por dhe entusiazmo­het me arritjet dhe botimet e miqve, kolegëve dhe zërave të tjerë më pak të njohur; madje i nxit dhe motivon ata që të shkruajnë dhe asnjëherë nuk përton t’u dërgojë komente vlerësuese e t’u dedikojë Parathënie­t, megjithë ngarkesën e madhe që ato i sjellin.

Si përfundim, « Kontribute në shkencën dhe diplomacin­ë shqiptare » është kombinim i përkryer i vlerave elitare me ato njerëzore dhe të jetës së përditshme. Megjithë karrierën e pastër dhe të pasur, Prof. Krisafi ka mbetur « me këmbë në tokë », me modestinë karakteris­tike, pa asnjë shenjë tjetërsimi në karakterin, identiteti­n dhe personalit­etin e tij qytetar dhe akademik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania