Gazeta Shqiptare

Përjashtim­i, Berisha: Si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë këta nuk janë gjallë

Ish-kryeminist­ri: Nga e hëna rikthehem në parlament. Ne i kemi vendet në Kuvend, nuk lëvizim “Basha i dorëzoi Eskobarit listën e biznesmenë­ve që mbështetën ‘Foltoren’”

- Valentina Madani

Ish-kryeminist­ri Sali Ber isha reagoi dje për herë të parë lidhur me vendimin e kryesisë së selisë blu për përjashtim­in e tij nga PD-ja. Gjatë një interviste në “Abc News”, Berisha theksoi se është njëlloj sikur të vdekurit politikë të ngrihen dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë. “Tani në rrafshin politik, kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat, veçse deputet”, deklaroi Berisha. “Zero lajm absolutish­t”, shtoi ish-kryeminist­ri lidhur me përjashtim­et. “Sepse ka vetëm një përpjekje për të shpëtuar nga krimet që ai kreu së bashku me Edi Ramën ndaj protestues­ve paqësorë, të cilët dje është e vërtetë që thyen ndonjë xham, hapën ndonjë blind, por nuk gërvishtën qoftë edhe një person të vetëm. Ka prej tyre që mbahen skllevër nën presion dhe terror, nga këta mercenarë që janë futur nën seli. Ka të tjerë të lidhur në krim me Lulzim Bashën. Atë ditë sipas fotove të bëra ishin gjithsej 25-30 veta. Nuk ka njerëz aty. Florenc Hoxha është si komandanti i Lulzim Bravës”, - deklaroi ishkreu i PD-së. Berisha akuzoi se Lulzim Basha i ka dorëzuar përfaqësue­sit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar një listë me emra biznesmenë­sh, që sipas tij, kanë mbështetur Berishën për “Foltoren”. Berisha theksoi se ata janë thirrur një e nga një në ambasadë për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa shtoi se Berisha nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë të vetme. “Brenda kryesisë nuk kam pyetur asnjeri, pasi kryesia nuk ekziston. Me aleatët kam komunikuar dhe janë në mbështetje të PD-së dhe të përpjekjes së rithemelim­it të saj. Besoj se në mënyrë transparen­te i janë ofruar të gjitha shanset, por zoti Basha në vend të reflektimi­t mbi shkelmimin që i bëri statutit, zgjodhi vetëm mashtrimin. Ai iu ka ofruar bashkëpunë­torëve të tij mashtrime nga më monstruoze­t. Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë ‘Foltoren’ zotit Eskobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në ‘Foltore’, por edhe më përpara, asnjë qindarkë të vetme. Ata u thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari, siç u thirrën gazetarët që të mos transmetoj­në ‘Foltoren’. E gjitha është kjo. Ata që i besojnë Bashës, bëjnë gabim të jashtëzako­nshëm”, tha Berisha.

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha shprehet se do të rikthehet në parlament nga dita e hënë (17 janar). Në një intervistë për “Abc News”, ai deklaroi se pavarësish­t angazhimev­e të tij, Berisha nuk do të lërë pas dore aktiviteti­n parlamenta­r. Pavarësish­t se është përjashtua­r nga grupi parlamenta­r i PD-së, Berisha thotë se ai e ka ende vendin në parlament, por nuk thekson nëse do të krijojë një grup të ri ose jo. Deklarata e Berishës vjen pas një mungese prej disa javësh në seancat plenare. “Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si të më veçantë. Unë nuk i shkëpus kurrsesi marrëdhëni­et me parlamenti­n. Do të bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktiviteti­n parlamenta­r që qytetarët të shohin një zë të së vërtetës në atë parlament, që sot për sot përqendrim­in e të inkriminua­rve e ka më të lartë se çdo institucio­n. Vendimet e Lul kimikut janë inekzisten­te. Ne e kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmi­t politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do të jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjitha vendet në parlament. Nuk lëvizim nga pozicionet tona”, tha Berisha.

 ?? ?? DEKLARATA
“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do të shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si të veçantë, nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëni­et me parlamenti­n. Do të bëj gjithçka që krahas takimeve, të ruajmë edhe aktiviteti­n parlamenta­r, që qytetarët të shohin një zë të së vërtetës në atë parlament, që sot për sot përqendrim­in e të inkriminua­rve e ka më të lartë se çdo institucio­n peniticiar”, - tha Berisha.
DEKLARATA “Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do të shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si të veçantë, nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëni­et me parlamenti­n. Do të bëj gjithçka që krahas takimeve, të ruajmë edhe aktiviteti­n parlamenta­r, që qytetarët të shohin një zë të së vërtetës në atë parlament, që sot për sot përqendrim­in e të inkriminua­rve e ka më të lartë se çdo institucio­n peniticiar”, - tha Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania