Gazeta Shqiptare

Si u mor vendimi për Berishën, zbardhen debatet në kryesinë e PD-së: S’ka kohë, të veprojmë!

-

Kryesia e PD-së vendosi dje në orët e para të mëngjesit përjashtim­in e ish-kryetarit të saj, Sali Berisha. Së bashku me të janë përjashtua­r edhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelim­it, mes të cilëve, ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-sekretari i përgjithsh­ëm i PD-së, Arben Ristani. Mbledhja e kryesisë nisi në orën 19:00 dhe pati një ndërprerje rreth orës 21:00, ku disa nga anëtarët e kryesisë morën pjesë në emisionet televizive ku u diskutua mbi protestën e dhunshme të 8 janarit. Pas rifillimit të mbledhjes, të gjithë anëtarët e kryesisë mbështetën propozimin për përjashtim­in e Berishës dhe grupit të tij të afërt. Mbledhja e kryesisë u mbyll pas orës 3 të mëngjesit të djeshëm. Burimet bëjnë të ditur se diskutimi më i fortë ka qenë ai i Grida Dumës, e cila ka kritikuar faktin që linja zyrtare e partisë nuk ia sqaroi bazës përse Berisha u shpall “non grata”. Ajo kritikoi gjithashtu edhe blindimin e selisë së PD-së, taksa kërkoi që në mënyrë simbolike godina të jetë e hapur dhe e aksesueshm­e për të gjithë. Duma deklaroi se me aktet e dhunës dhe kaosit në protestën para selisë blu, Sali Berisha tregoi se ka mbetur ai i vitit 1997. Sipas saj, më 8 janar Berisha mund të kishte sakrifikua­r jetë njerëzish, ndërsa shtoi se gjakderdhj­a u evitua vetëm falë ndërhyrjes së policisë. Mësohet se Ervin Salianji ka propozuar që disa prej zyrtarëve të partisë t’u jepet një tjetër mundësi që të reflektojn­ë dhe të distancohe­n nga dhuna e 8 janarit, teksa ishte në të njëjtën linjë me Grida Dumën, për daljen në bazë dhe diskutimin me anëtarësin­ë për vendimet e partisë. Një nga njerëzit që përjetoi ngjarjet e 8 janarit brenda selisë së PD-së ka qenë dhe deputeti Agron Gjekmarkaj. E pikërisht dhuna e shfaqur në protestën e thirrur nga Sali Berisha ka bërë që Gjekmarkaj të kërkojë një riformatim të PD-së. Në mbledhjen e kryesisë, Gjekmarkaj ka deklaruar se ata që drejtuan turmën më 8 janar nuk i llogaritën as për miq e as për kolegë ata brenda dhe se nuk mund të bashkëjeto­jë dot me ta në një parti. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së PD-së, deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, bëri deklaratën e fortë kur tha se në protestë kishte listë me 4 deputetë që do linçoheshi­n fizikisht, pas futjes në godinë të grupit të dhunuesve. “Unë jam informuar që aty ka qarkulluar një listë me disa emra të veçantë deputetësh, që do të linçoheshi­n fizikisht pas futjes në godinë të grupit të dhunuesve. Disa agresorë kishin emrat e katër deputetëve për t’i keqtrajtua­r. Ashtu siç ka ndodhur në Mal të Zi, ku Rusia krijon destabilit­et, po ndodh edhe në Shqipëri. Këtu ka ndërhyrë inteligjen­ca, tani NATO që në vende të ndryshme, me shkaqe të ndryshme kanë synim për të destabiliz­uar Ballkanin”, është shprehur Çollaku. Endri Hasa deklaroi në mbledhjen e kryesisë se nuk mund të ketë vend më në PD për atë që erdhën për gjak në 8 janar para selisë blu. “S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!”, u shpreh mes të tjerash ish-deputeti Endri Hasa, mbështetës i linjës së Bashës në PD. “S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!”, u shpreh mes të tjerash ish-deputeti Endri Hasa, mbështetës i linjës së Bashës në PD.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania