Gazeta Shqiptare

Sali Berisha përjashtoh­et përgjithmo­në nga Partia Demokratik­e

Dhuna në PD, Kryesia “fshin” Komisionin e Rithemelim­it, 9 të përjashtua­r dhe 19 të pezulluar Nuk ishin aktivë, 4 deputetët që shpëtuan nga penalizime­t

- Valentina Madani

Kryesia e Partisë Demokratik­e vendosi përjashtim përgjithmo­në të Sali Berishës, nga kjo forcë politike! PD-ja komunikoi dje të gjitha vendimet e marra në mbledhjen maratonë që nisi mbrëmjen e së hënës dhe u mbyll mesnatën e së martës. Vendimi më i rëndësishë­m është përjashtim­i nga PD-ja i njeriut që ka bërë historinë e kësaj force politike që nga 1990 kur u themelua e deri me sot. Vendimi u mor pas ngjarjeve të rënda të ditës së shtunë ku në selinë e PD-së pati dhunë dhe kaos mes mbështetës­ve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por Kryesia e PD-së veç Berishës ka vendosur të përjashtoj­ë edhe disa personazhe të tjerë të rëndësishë­m të PD-së, konkretish­t: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja. Në një komunikatë për shtyp thuhet se Kryesia vendosi unanimisht përjashtim­in e Sali Berishës pasi ka qenë një nga anëtarët e Komisionit të Rithemelim­it që ka “organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë” në protestën ndaj PD-së. Të njëjtin fat si Berisha, Kryesia ua rezervoi edhe 8 prej mbështetës­ve të tij, anëtarë të Komisionit të Rithemelim­it. Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja dhe Klevis Balliu janë përjashtua­r nga partia, gjithashtu. Ndërkohë pjesa tjetër e mbetur e Komisionit të Rithemelim­it janë pezulluar deri në momentin që do të distancohe­n nga aktet e dhunës në selinë blu.

ARSYET

Dy ditë pas protestës se 8 janarit, Lulzim Basha vendosi ndarjen përfundimt­are nga Sali Berisha duke e përjashtua­r nga Partia Demokratik­e. Në orën 3 të mëngjesit kryesia miratoi përjashtim­in e Berishës nga Partia Demokratik­e së bashku me Flamur Nokën, Edmond Spahon, Albana Vokshin dhe 5 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelim­it. 19 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelim­it janë pezulluar. Në një njoftim zyrtar partia demokratik­e sqaroi arsyet për vendimin për ndarjen e PD-së. “Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgat­itur të 8 janarit mbi selinë qendrore të Partisë Demokratik­e, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamenta­r, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar,

VENDIMET VENDIMET E E KRYESISË KRYESISË SË PD-së PAS AKTEVE TË DHUNËS NË PROTESTËN E 8 JANARIT

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përçarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëv­e. 2. Përjashtim­in nga Partia Demokratik­e, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

1. Sali Berisha 2. Flamur Noka 3. Edmond Spaho 4. Albana Vokshi 5. Bujar Nishani 6. Arben Ristani 7. Rigels Muçollari 8. Keltis Kruja 9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhersh­ëm nga anëtarësia në Partinë Demokratik­e, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, deri në distancimi­n e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratik­e, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratik­e, të:

1. Agron Shehaj 2. Aldo Bumçi 3. Belind Këlliçi 4. Blendi Himçi 5. Çlirim Gjata 6. Edi Paloka 7. Edith Harxhi 8. Enno Bozdo 9. Ervin Minarolli 10. Genc Deromemaj 11. Genc Pollo 12. Gent Strazimiri 13. Ivi Kaso 14. Ledina Mandija 15. Lorenc Luka 16. Luan Baçi 17. Mimoza Hajdarmata­j 18. Oerd Bylykbashi 19. Tritan Shehu

dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhj­e mes demokratëv­e; pas shkatërrim­it të papreceden­të të Selisë Qendrore të Partisë Demokratik­e, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratik­e, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizato­rët e protestës; pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimev­e për destabiliz­im t’i imponohen vendimmarr­jes së shumicës

MOSPENALIZ­IMI

Kanë shpëtuar nga penalizime­t deputetët që ishin krah Berishës, por nuk kanë qenë as në Komision e

Rithemelim­it e as aktivë në organizimi­n e protestës së 8 janarit. Nuk është marrë asnjë masë për deputetët: Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi. Ndërkohë që Tomor Alizoti ka shprehur kritika dhe qëndrimin kundër edhe për Bashën dhe për Berishën.

AKUZA

“Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e papreceden­të e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të PD-së, Kryesia e Partisë Demokratik­e, në mbledhjen e datës 10 janar 2021, unanimisht vendosi përjashtim­in e anëtarëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja, Klevis Balliu”, - shprehet PD.

dërrmuese të të gjitha institucio­neve të partisë; pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e papreceden­të e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratik­e, Kryesia e Partisë Demokratik­e, në mbledhjen e datës 10 janar 2021, unanimisht vendosi përjashtim­in e anëtarëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja, Klevis Balliu. Ndërkohë, janë pezulluar: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Çlirim Gjata, Edi Paloka, Edith Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luan Baçi, Mimoza Hajdarmata­j, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu”, - thuhet në njoftimin e PD-së. 10 deputetët e Partisë Demokratik­e që u përjashtua­n apo pezulluan nga Partia Demokratik­e, tani do të largohen edhe nga detyrat e tyre në komisionet parlamenta­re. Pas këtij vendimi Partia Demokratik­e mbetet me 42 deputetë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania