Gazeta Shqiptare

Protesta e 8 janarit, administra­tori i PD: Do të marrim çdo masë shtesë sigurie të nevojshme

-

Disa ditë pas protestës së 8 janarit, në selinë blu, administra­tori i selisë së PD-së, Albert Avdyli njoftoi dje se PD-ja do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme. Avdyli ka paralajmër­uar se çdo tentativë për të sulmuar apo dhunuar partinë do të marrë përgjigje ligjore. “8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët! Më 8 janar një skenar dhune i parapërgat­itur u zbatua ndaj Partisë Demokratik­e, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëv­e brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesi­t, organizues­it dhe ekzekutorë­t nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegj­shme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak. PD nuk mundet kurrë të shndërrohe­t në arenën e përplasjes mes demokratëv­e. PD është distancuar dhe distancohe­t nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëv­e, që më 8 janar u përdorën si mish për top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësos­h 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëv­e që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime. E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëv­e, kanë ndërprerë çdo marrëdhëni­e me partinë dhe institucio­nin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratik­e do të marrë përgjigje ligjore. Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucio­net ligjzbatue­se të vendit dhe partnerët ndërkombët­arë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët. Pas dhunës se 8 janarit dhe përpjekjev­e të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme. PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësoj­në shumicën legjitime të demokratëv­e”, - thuhet në njoftim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania