Gazeta Shqiptare

Protesta e 8 janarit, PD-ja raport për ambasadat dhe KE-në

PD-ja u dërgon raportin e detajuar selive diplomatik­e, përmendet incidenti i Bejkos “Berisha sulmoi brutalisht, donte të largonte me forcë Bashën”

- Valentina Madani

Lulzim Basha u ka dër guar një raport të de tajuar ambasadave të huaja në vendin tonë dhe Komisionit Europian për protestën e 8 janarit. Në raportin 8- faqësh, PD-ja përshkruan orë pas ore atë që ndodhi në selinë e blu gjatë protestës të 8 janarit, duke e shoqëruar edhe me foto të protestës në seli, militantë me vare e çekiçë në duar, ndërsa përgjegjës­in kryesor dhe udhëzuesin e të gjithë kësaj dhune, PD-ja bën fajtor Sali Berishën. Në këtë raport theksohet çdo akt dhune që nga përdorimi i çekiçëve e deri te hedhja e gurëve nga mbështetës­it e Berishës në selinë blu. Për këto akte PD-ja bën fajtore Sali Berishën. Në raport përmendet edhe incidenti i Roland Bejkos dhe marrja në mbrojtje nga Garda e deputetit Enkelejd Alibeaj, pasi ishte kërcënuar me jetë. Megjithatë, në asnjë rresht të dokumentit të PD-së nuk përmendet fortifikim­i dhe dyert e blinduara që iu bë godinës. Në raport thuhet se: “Një dhunë e papreceden­të ka ndodhur të shtunën në tubimin e thirrur nga deputeti Sali Berisha kundër PD-së, me synimin për të thyer brenda selisë së PD-së dhe për largimin me forcë të kryetarit Lulzim Basha. Protesta u thirr kundër kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, pas vendimeve të tij për përjashtim­in e ish-kryetarit Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA-të për korrupsion dhe shkelje të demokracis­ë”. “Ora 11.00 – vetëm një orë para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Berisha, disa prej mbështetës­ve të tij kanë sulmuar dhe sulmuar fizikisht dhe verbalisht sekretarin e PD-së për Zhvillimin Vendor, z. Roland Bejko, në prani të të mediave dhe kamerave. Gjithashtu, nënkryetar­i i PD-së deputeti, Enkelejd Alibeaj, ishte vënë nën mbrojtjen e Gardës Kombëtare, pasi u sulmua dhe u kërcënua me jetë nga persona të mbledhur në protestën e thirrur nga Berisha. Ai ka reaguar në një postim në ‘Twitter’, duke dënuar rolin e Berishës në këtë tubim të dhunshëm, duke theksuar se ai është i gatshëm për akte dhune. Ai rithekson se ‘veprimi i Berishës po e vë PD-në përballë njëri-tjetrit, ndërsa ai tërhiqet përpara, gjë që tregon fytyrën e vërtetë të Berishës. Ai është i gatshëm të dëmtojë këdo që nuk e bën këtë dhe nuk mendon si ai’. Gazetarët e medias i fotografua­n këto akte që në momentin kur njerëzit u vërsulën me forcë në hyrjen kryesore të selisë së PD-së, duke thyer dhe shkatërrua­r derën dhe xhamat”, - thuhet në raportin e PD-së. Ndërkohë, në raport thuhet se pas protestës, oficerët e policisë iniciuan ndalimin dhe shoqërimin e demokratëv­e në komisariat. “Pas mbylljes së konferencë­s për shtyp nga zoti Basha dhe kur përfaqësue­sit e PD-së nisën të largoheshi­n nga selia e partisë, oficerët e policisë iniciuan sërish ndalimin dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Ndër personat e ndaluar nga policia nuk kanë qenë vetëm përfaqësue­s të PD-së, deputetë, por edhe media e gazetarë. Reagimi i menjëhersh­ëm ka ardhur nga sekretari i përgjithsh­ëm,

Bardhi, i cili e dënoi këtë lëvizje të policisë dhe kërkoi shpjegime se pse përfaqësue­sit e PD-së u morën për herë të dytë në pyetje, ndërkohë që kishin dëshmuar njëherë”, - thuhet në raport. Kujtojmë se dje kryesia e PD-së mori një tjetër veprim drastik duke përjashtua­r ish-kryeminist­rin Sali Berisha dhe 8 anëtarëve të tjerë që ishin pjesë e Komisionit të Rithemelim­it. Konkretish­t bëhet fjalë për Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

 ?? ?? INCIDENTI
Në raport theksohet çdo akt dhune, që nga përdorimi i çekiçëve e deri te hedhja e gurëve nga mbështetës­it e Berishës në selinë blu. Për këto akte PD-ja bën fajtor Sali Berishën. Në raport përmendet edhe incidenti i Roland Bejkos dhe marrja në mbrojtje nga Garda e deputetit Enkelejd Alibeaj, pasi ishte kërcënuar me jetë.
INCIDENTI Në raport theksohet çdo akt dhune, që nga përdorimi i çekiçëve e deri te hedhja e gurëve nga mbështetës­it e Berishës në selinë blu. Për këto akte PD-ja bën fajtor Sali Berishën. Në raport përmendet edhe incidenti i Roland Bejkos dhe marrja në mbrojtje nga Garda e deputetit Enkelejd Alibeaj, pasi ishte kërcënuar me jetë.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania