Gazeta Shqiptare

Pezullimi, Paloka letër deputetëve: Mos u ktheni në mburojë të Bashës!

“Nuk më përjashtoj­në dot”, Vokshi reagon pas vendimit të kryesisë së PD-së “Do të bëheni si ‘kërpërata’ dhe Jenisheri. Zgjidhni në cilin krah do të qëndroni”

- Valentina Madani

Deputeti demokrat, Edi Paloka, iu drejtua dje me një apel kolegëve të tij të Partisë Demokratik­e, lidhur me situatën ku kjo parti ndodhet, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, Lulzim Basha vendosi përjashtim­in përgjithmo­në nga PDja të ish-kryeminist­rit Sali Berisha dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelim­it, si pezullimin e 19 anëtarëve të tjerë të këtij komisioni. Paloka kërkon nga deputetët që t’i drejtojnë disa pyetje Lulzim Bashës, sepse ai nuk pranon në asnjë rrethanë të votëbesohe­t dhe pse ai po mbron me policinë e Ramës, karrigen e tij. “Pyeteni pse është gati të fshihet, të mbyllë e bunkerizoj­ë selinë, por të mos votohet? Pse hedh miliona për të mbyllur me hekur shtëpinë e demokratëv­e e nuk pranon të votohet?! Pse ju kërkon ju deputetëve të PDsë të ktheheni në mburoja të gjalla për të? Pse është gati t’ju sakrifikoj­ë ju e të helmojë demokratët me gazin e Ramës vetëm që të mos shkojë të votohet? Pse i duhet një vulë e disa zyra të uzurpuara nën mbrojtjen e policisë së Ramës, kur demokratët i ka përzënë?! Pyeteni se keni përgjegjës­i, nuk jeni pupacët e tij”, shkruan Paloka. “Ai ju thotë se Berisha po përdor demokratët për hallet e tij, po në fakt ju përdor juve si kukulla e mburojë që të vazhdojë bizneset e tij me Ramën. Nuk mori Sali Berisha asnjë nga ne në telefon t’i lutej, apo ca më keq, të urdhëronte që t’i dilnim ‘në mbrojtje’ siç bën Basha me ju”, thekson Paloka. Ish-nënkryetar­i i PD-së publikoi edhe mesazhet e disa demokratëv­e, që sipas tij theksojnë se grupi aktual i PD-së do të “përfundojë si ish-deputetët, Majlinda Halilaj e njohur si ‘kërpërata’ dhe Selami Jenisheri”. “Do pranoni të bëheni më qesharakë se ‘kërpërata’ e Jenisheri në parlament (se edhe ata në fakt, deputetë të Lulit ishin)? Nuk po ju them rreshtohun­i pas Berishës, por tregohuni

dinjitozë në qëndrimet tuaja, se jeni deputetë e përfaqësue­s. Kërkojini Lulit të pranojë minimalish­t të gjykohet me votën e demokratëv­e, ai dhe kushdo tjetër. Të gjithë ne”, thekson Paloka. Edhe deputetja Albana Vokshi reagoi dje pas përjashtim­it të saj përgjithmo­në nga Partia Demokratik­e, vendim i marrë ky nga Kryesia e PD-së ditën e djeshme. Ndërsa thekson se nuk mund ta përjashtoj­në dot nga PD-ja, ata që

nuk kanë lidhje me partinë, ajo akuzon kryedemokr­atin Basha se e do selinë me çdo kusht vetëm për pasurimin e tij personal. “Nga PD-ja nuk më përjashtoj­në dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD-ja nuk më përjashton dot një grup uzurpatorë­sh, që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët, as me demokracin­ë. I vetmi organ legjitim në Partinë

Demokratik­e, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelim­it të PD-së, në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitimë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD-së në referendum­in e datës 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos”, - shprehet Vokshi.

 ?? ?? ALBANA VOKSHI
“Nga PD-ja nuk më përjashtoj­në dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD-ja nuk më përjashton dot një grup uzurpatorë­sh, që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët, as me demokracin­ë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratik­e, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022 është Komisioni i Rithemelim­it të PD-së, në të cilin unë jam anëtare”, - tha Vokshi.
ALBANA VOKSHI “Nga PD-ja nuk më përjashtoj­në dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD-ja nuk më përjashton dot një grup uzurpatorë­sh, që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët, as me demokracin­ë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratik­e, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022 është Komisioni i Rithemelim­it të PD-së, në të cilin unë jam anëtare”, - tha Vokshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania