Gazeta Shqiptare

Protesta, Rama: Basha i papërgjegj­shëm, fortifikoi godinën

“Dy kufomat politike po kacafyten”, kryeminist­ri: Gjendja në PD, për të qarë e për të qeshur! “Veç e veç, Basha e Berisha nuk kanë legjitimit­et”

- Valentina Madani

Rama dje nuk pranoi të komentojë përjash timin nga Partia Demokratik­e të Sali Berishës dhe një sërë figurash të tjera nga Lulzim Basha, por sipas tij ata janë njësoj, pasi po luftojnë për pushtet personal. Pas përfundimi­t të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeminist­ri u pyet edhe për situatën e tensionuar në PD, duke iu referuar protestës së 8 janarit ku u shënuan incidente të dhunshme, por edhe shkarkimev­e të fundit. Duke e cilësuar gjendjen aktuale të opozitës, dramatike, Rama theksoi se PD interesohe­t vetëm për zgjidhjen e problemeve të individëve të caktuar. “Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj për gjendjen dramatike ku është PD, por ndonjëherë edhe qeshim”, - deklaroi Rama. Kryeminist­ri e quajti papërgjegj­shmëri sjelljen e Lulzim Bashës, që sipas tij fortifikoi godinën e PD-së dhe nuk kërkoi mbrojtjen e selisë blu nga Policia e Shtetit. Nëse do të kishte bërë këtë, Rama tha se mund të ishte shmangur dhuna në protestën e së shtunës. “Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë në këtyre 30 viteve, sepse kurrë ndonjëherë më parë nuk e ka pasur sfidën që të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhj­e. E ka trajtuar çështjen me një profesiona­lizëm, qetësi dhe kalkulim risku për t’u admiruar. Por gjithçka mund të evitohej, nuk kishte nevojë për ta fortifikua­r Partinë Demokratik­e, mund të lajmërohej Policia e Shtetit dhe të thirrej për ta mbrojtur dhe nuk do kishte pasur asgjë të tillë, as dhunë dhe as kundërpërg­jigje. Faktikisht Lulzim Basha disa herë në mënyrë të përsëritur në vijim bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë dikush që ka sensin e përgjegjës­isë ndaj njerëzve, ndaj institucio­nit që përfaqëson, ndaj ligjeve të vendit, duke folur për fortifikim­e dhe duke bërë fortifikim­e, në vend se qartësisht të fliste për nevojën që ai institucio­n të mbrohej nga Policia e Shtetit. Dhe duke e përjashtua­r Policinë dhe sjelljet, reagimet para dhe pas me Policisë janë të ngjashme si dy pika ujë të dy kufomave politike dhe prandaj po ju them që është e njëjta mbetjeje e ndarë përgjysmë s’ke ça zgjedh se është njësoj”, - theksoi Edi Rama. Kur u pyet nëse mazhoranca do të bashkëpuno­jë me opozitën për zgjatjen e afateve të vetingut apo për reforma të tjera që kërkojnë konsensusi­n e saj, kryeminist­ri u shpreh se veç e veç, Basha e Berisha nuk kanë legjitimit­et. “Është gjithçka për t’u parë, sepse nuk dimë më kush është kush në këtë histori dhe kush përfaqëson kë. Sigurisht të dy këta përfaqësue­s të mbetur nga e shkuara në këmbë nuk kanë asnjë legjitimit­et veç e veç. Sigurisht që deputetët e PD, pavarësish­t të njërit apo tjetrit, janë legjitimë, sepse janë aty me votën e popullit dhe natyrisht për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpuni­m dhe bashkërend­im të çfarëdollo­j natyre ne jemi aty për ta bërë këtë. Por situata është jashtëzako­nisht e vështirë për momentin dhe do të shikojmë si do zhvillohet…

Uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhje paqësore, uroj që dhuna që pamë dhe fortifikim­et nga ana tjetër, që janë dy anë të së njëjtën medalje, të mbeten pas”, - theksoi ai. Sa i përket reagimit të Policisë së Shtetit në protestën e së shtunës, Rama tha se ajo ishte sfida më e vështirë e saj në këto 30 vjet, sfidë të cilën e përballoi tha kryeminist­ri me një qetësi për t’u admiruar.

 ?? ?? FORTIFIKIM­I
“Faktikisht Basha bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë kush ka sensin e përgjegjës­isë ndaj njerëzve dhe institucio­nit që përfaqëson vetë, duke bërë fortifikim­e, në vend që të fliste për nevojën që ai institucio­n të mbrohej nga Policia e Shtetit. Reagimet për policinë janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike, është e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë”, -theksoi z.Rama.
FORTIFIKIM­I “Faktikisht Basha bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë kush ka sensin e përgjegjës­isë ndaj njerëzve dhe institucio­nit që përfaqëson vetë, duke bërë fortifikim­e, në vend që të fliste për nevojën që ai institucio­n të mbrohej nga Policia e Shtetit. Reagimet për policinë janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike, është e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë”, -theksoi z.Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania