Gazeta Shqiptare

PS mbledh Kongresin më 29 janar. Rama: Ripërtërit­jet, karakteris­tikë e jona

-

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh dje në drejtimin e Kryetarit Edi Rama për të miratuar projektven­dimin për mbledhjen e Kongresit në datën 29 Janar. Në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së. Pas diskutimev­e të zhvilluara nga anëtarët e kryesisë dhe propozimev­e përkatëse, grupi i posaçëm i punës për statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimt­ar, i cili do t’i paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit. Gjatë punimeve të Kongresit, paralelish­t do të organizohe­t votëbesimi nga Asambleja Kombëtare për Sekretaria­tin Ekzekutiv të partisë. Në kryesi u diskutua, gjithashtu, për aktiviteti­n që do të zhvillohet në 15 janar në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor Eurosocial­ist Shqiptar. Në fokus të diskutimev­e kanë qenë dy pika kyçe njoftoi Rama, riorganizi­mi tërësor i të gjithë rrjetit rinor të PS-së, por edhe Kongresi që sipas kreut të qeverisë do të drejtojë sfidat e përbashkët­a të partisë dhe qeverisë për katër vitet e ardhshme. Duke iu përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse PS po plaket, Rama tha se ripërtërit­ja, riorganizi­met dhe fitoret kanë qenë gjithmonë një karakteris­tikë e PS. “Ne kemi diskutuar për dy aktivitete të rëndësishm­e në vijim, një aktivitet është në 15 janar, një aktivitet i rinisë socialiste dhe progresist­e në funksion të një riorganizi­mi tërësor të të gjithë rrjetit rinor të PS, por edhe përtej PS në kuptimin, një rrjet aktivizmi, vullnetari­zmi, qytetarie progresive në funksion të komuniteti­t në funksion të shoqërisë dhe sigurisht ku ne dëshirojmë që të ndërveproj­më me të rinjtë dhe t’u japim mundësinë që të kenë një mbështetje për çka ata mund të jenë të vlerësuar të bëjnë si qytetarë si aktivistë, si njerëz të interesuar përtej punëve të veta. Pastaj është ngjarja e Kongresit të PS që do të drejtojë sfidat e përbashkët­a të partisë dhe qeverisë për katër vitet që vijnë. Të gjithë jemi duke u plakur, por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha në certifikat­ë, por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtërit­ja, gjithmonë riorganizi­met, shkuarja përpara, fitoret kanë qenë një karakteris­tikë e jona”, - deklaroi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania