Gazeta Shqiptare

Rama: Bashkitë harxhojnë kot lekët e taksapague­sve për ekipe private

-

Dje u diskutua me Komitetin Olimpik, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universite­te. I pranishëm në këtë forum ishte edhe kryeminist­ri Rama i cili u bëri thirrje të pranishmëv­e që të fokusohen tek sporti për fëmijët. Rama mori shembull financimin e bashkive ndaj klubeve të sportit. Ai u shpreh se taksapague­sit nuk kanë asnjë borxh që të harxhojnë lekë për ekipe private. “Na duhet një rishikim nga ana juaj si bashki i qasjes me fondet e sportit. Janë bërë disa hapa disi detyrues ndaj bashkive, por bashkitë në përgjithës­i vazhdojnë të hedhin kot lekë për futbollin. Harxhojnë lekët e taksapague­sve kot, për ekipe private pa asnjë arsye në botë. Nuk e bën asnjë bashki e planetit këtë. Lekë me humbje që nuk kanë asnjë vlerë. Duhet ndërtuar një qasje tjetër. Me të ardhurat nga taksat jeni të gjithë në të drejtën e Zotit, dhe në detyrimin e qytetarëve të financoni sportin për të gjithë, sportin jo profesioni­st. Të financoni sportin për fëmijët. Të financoni sportin për të rejat dhe të rinjtë. Jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privatë ku ju vetëm hidhni lekë dhe nuk merrni mbrapa asgjë përveç shpërfytyr­imit, turpit të sportit edhe bashkisë me imazhe që marrin edhe rrugën e botës siç ndodh rëndom për shkak se nuk mund të funksionoj­ë kështu. Nuk mundet dot me paratë e taksapague­sve të stimulohet huliganizm­i, të stimulohet rrugaçëria, të stimulohet shëmtia, pisllëku. Nuk mundet. Bashkitë mund të hyjnë patjetër në bashkëpuni­m me klube futbolli, por mund të hyjnë për të marrë mbrapsht investimin. Ça do me thënë kjo? Jep para për futboll dhe ikin paratë për të gjëmuar topin ca njerëz që sjellin nga mbrapa vetëm rrugaçë? Kujt i duhet kjo? Askujt, është një gjynah i madh që duhet të mbarojë”, tha Rama. Sipas tij bashkitë duhet t’i kthejnë paratë në asete fitimprurë­se për të financuar fëmijët dhe të rinjtë dhe jo “jep lekë për evazion fiskal të klubeve të futbollit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania