Gazeta Shqiptare

Firmoset marrëveshj­a për forcimin e sigurisë kibernetik­e

Kryeminist­ri flet për skandalin me pagat: Sulmet, nga brenda prej personave të infiltruar Rama: Do të ngrihet një Qendër Kombëtare Sigurie

- Valentina Madani

Marrëveshj­a për forcimin e sig urisë së sistemeve digjitale në vend u firmos dje mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së njohur amerikane, “Jones Internatio­nal”, drejtuar nga një personalit­et i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane. Siguria kibernetik­e është sot fjala kyçe për shumë qeveri dhe subjekte private, ndaj qeveria shqiptare nënshkroi dje një marrëveshj­e në këtë fushë me kompaninë amerikane “Jones Internacio­nal”. Kompania drejtohet nga një ish-gjeneral i marinës amerikane dhe ish-këshilltar në Shtëpinë e Bardhë për sigurinë kombëtare. Kjo marrëveshj­e do të forcojë sistemet digjitale, nga çdo sulm i brendshëm apo i jashtëm që do të tentojë të vjedhë të dhëna. “Do të punojmë me Shqipërinë për ta bërë më të sigurt në sigurinë kibernetik­e. Ka rreziqe të qarta dhe të dukshme. Puna që do të bëjmë do të jetë një shembull, për të parë se çfarë do të bëhet në fushën e sigurisë kibernetik­e. Suksesi që do të arrijmë do të jetë jo vetëm transformu­es, por do të sjellë vende pune dhe begati për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre”,-tha Jones. Duke u ndalur tek rrjedhja e të dhënave të shqiptarëv­e, kryeminist­ri Rama theksoi se me sistemin e ri që do të krijohet rrjedhja e informacio­neve do të jetë e gati e pamundur. “Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetik­e ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur, por janë edhe sulmet nga brenda të personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegj­shëm. Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshj­es sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjnë dëm. Rrjet mbrojtje digjitale do të vihet në dispozicio­n. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësi­sht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm për keq, por të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem siç është ai i deklarimit të pagave apo edhe u përjetua një sulm në sistem”, - tha Rama. Sipas tij objektivi i qeverisë është që të hapim një qendër sigurie kibernetik­e çka do të ishte një vlerë e shtuar për aleancën euroatlant­ike, NATO. “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpuni­min me ju për ngritjen e një Qendre të Mbrojtjes Kibernitik­e që të jetë në shërbim të ushtrisë tonë, por edhe të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me pjesën civile të shoqërisë. Është një sfidë e madhe, por duke pasur dhe ndihmën dhe kurajon tuaj, ne do t’ia dalim të kemi një Qendër Kombëtare Sigurie, duke dhënë edhe shërbime përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë”, - deklaroi Rama.

 ?? ?? DEKLARATA
“Do të punojmë me Shqipërinë për ta bërë më të sigurt në sigurinë kibernetik­e. Ka rreziqe të qarta dhe të dukshme. Puna që do të bëjmë do të jetë një shembull, për të parë se çfarë do të bëhet në fushën e sigurisë kibernetik­e. Suksesi që do të arrijmë do të jetë jo vetëm transformu­es, por do të sjellë vende pune dhe begati për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre”,-tha Jones.
DEKLARATA “Do të punojmë me Shqipërinë për ta bërë më të sigurt në sigurinë kibernetik­e. Ka rreziqe të qarta dhe të dukshme. Puna që do të bëjmë do të jetë një shembull, për të parë se çfarë do të bëhet në fushën e sigurisë kibernetik­e. Suksesi që do të arrijmë do të jetë jo vetëm transformu­es, por do të sjellë vende pune dhe begati për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre”,-tha Jones.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania