Gazeta Shqiptare

“Miku ynë më i mirë”, politika shqiptare reagon për vdekjen e David Sasoli

-

Politika shqiptare reagoi dje për ndarjen nga jeta të Presidenti­t të Parlamenti­t Europian. “Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamenti­t Europian, David Sasoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte. Addio caro David, riposa in pace”. Me këto fjalë kryeminist­ri Edi Rama shprehu ngushëllim­et e tij për ndarjen e parakohshm­e nga jeta të presidenti­t të PE, David Sasoli. Presidenti Ilir Meta u shpreh i hidhëruar nga humbja e papritur e Presidenti­t të Parlamenti­t Europian. “I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianis­ti të shquar dhe mbështetës­i të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidenti­t të Parlamenti­t Europian, David Sassoli. Ngushëllim­e për familjen e Tij dhe institucio­net europiane!”, - shprehet Meta. Mik të shqiptarëv­e dhe mbështetës të aspiratës së Shqipërisë për integrimin europian, e quan Lulzim Basha Sasolin, teksa shpreh ngushëllim­et për humbjen e tij. “Thellësish­t i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sasolit, Presidenti­t të Parlamenti­t Europian, miku i mirë i shqiptarëv­e dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian. Ngushëllim­et më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunë­torëve të tij për këtë humbje pikëlluese. U prehtë në paqe!”- shprehet Basha. Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehu ngushëllim­et e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania