Gazeta Shqiptare

Meta takon Pendarovsk­in, diskutohet thellimi i marrëdhëni­eve mes dy vendeve

-

Presidenti Ilir Meta u prit dje nga homologu i tij, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, me të cilin zhvilloi një bisedë të hapur. Të dy kryetarët e shteteve vlerësuan potenciali­n e madh, që ekziston për thellimin e marrëdhëni­eve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të shkëlqyer. Duke shprehur vullnetin e palëkundur të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e vlerave euroatlant­ike, si dy vende anëtare të NATO-s, Presidenti Meta dhe homologu Pendarovks­i, në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Europian, vunë në dukje nevojën e zhbllokimi­t të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian, që sipas tyre, do të ketë një kontribut pozitiv në prosperite­tin e përgjithsh­ëm, konsolidim­in e paqes, stabilitet­it dhe sigurisë në rajon. Presidentë­t Meta dhe Pendarovsk­i vlerësuan se një ndihmesë të madhe në këtë drejtim japin vetëm nismat gjithëpërf­shirëse, në mënyrë të veçantë Procesi i Berlinit, që garanton forcimin e bashkëpuni­mit dypalësh dhe mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2022-2023, do të shërbejë për të konsolidua­r arritjet e deritanish­me në rajon. Presidenti Meta duke vënë në dukje se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dekadat e fundit kanë qenë jo vetëm të përkushtua­r për stabilitet­in e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlant­ik të saj, nënvizoi se respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardev­e më të avancuara europiane, është thelbësor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania