Gazeta Shqiptare

Gjykata liron nga burgu dy të dyshuarit e vrasjes së ish-deputetit Pashko Ukja

“Del videoja, Kristjan Kelmendi e Marjan Kola kanë qenë në Kosovë ditën e krimit”

-

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunë­torin e dyshuar të tij, shtetasin Marjan Kola. Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” për këta dy shtetas. Gjykata ka administru­ar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohe­t se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunë­tori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj videoje që është marrë si provë, gjykata vendosi t’i lirojë duke lehtësuar masën nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Përveç kësaj videoje, gjykata e shkallës së parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve, që mund të jenë sërish video, por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish- deputeti Pashko Ujka. Në seancën për masën e sigurisë, më 4 dhjetor, autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër, Marjan Kola, kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes, duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. Gjykata la një muaj kohë për të administru­ar këto prova, duke i lënë me masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30-ditor dhe tashmë pas këtij afati ka mbërritur një prej provave, që është pikërisht video e

Kristjan Kelmendit dhe Marjan Kolës në një market në Kosovë, që përkon me kohën kur është kryer vrasja. Në rast se në gjykatë mbërrijnë prova të tjera që vërtetojnë përfundimi­sht se dy të dyshuar kanë qenë në shtetin fqinj, atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë lirimin nga çdo akuzë të dy të dyshuarve. Ish-deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte afër shtëpisë së bashku me bashkëshor­ten e tij. Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur ai po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë, pasi kishte qenë atje për të takuar babain e tij bashkë me shtetasin Marjan Kola, shok i babait të 20-vjeçarit. Të dy të dyshuarit kanë hedhur poshtë dyshimet e ngritura ndaj tyre. Arrestimi u bë pasi bashkëshor­tja e viktimës tha se dyshon se autor i vrasjes është Kristjan Kelmendi, për shkak të një mosmarrëve­shjeje për një shtëpi që i dyshuari i ka blerë viktimës vite më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania