Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en mbi 3 kilogramë kanabis në Mirditë

Lëvizte me makinën e mbushur me drogë, arrestohet 24-vjeçari

-

Policia e Mirditës ka vendosur në pranga një 24vjeçar, pasi iu gjetën e sekuestrua­n 3 kg e 200 gramë drogë. I arrestuari është shtetasi D. L., banues në Repas. Droga i është gjetur të riut në makinë, pasi policia kishte informacio­ne konkrete për këtë veprimtari të paligjshme. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepnarkoti­këve. rime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”. Njoftimi i Policisë: Mirditë

Goditet një tjetër rast i veprimtari­së kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së Sekuestroh­en 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kanabis sativa, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e, bazuar Edhe në informacio­net e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullont­e me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Mirditë,

kanë organizuar punën dhe në Reps, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar me drejtues shtetasin D. L.. Gjatë kontrollit në mjet shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 24 vjeç, banues në Reps, Mirditë. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania