Gazeta Shqiptare

“Më la pasi linda djalin e sëmurë, s’më jep as prokurë”

“Mjeku s’më dha shpresë”, 32-vjeçarja rrëfen vuajtjet nga një burrë i martuar

-

Nga dashuria e tyre lindi një fëmijë, i cili nga babai mori vetëm mbiemrin dhe atësinë, por asnjë mbështetje tjetër. Kur fëmija ishte 3 vjeç, babai i tij udhëtoi jashtë Shqipërisë duke mos e kthyer kokën pas. Vazhdon historia e 32-vjecares, e cila nuk ka gjetur zgjidhje për kalvarin e gjatë të vuajtjeve. Ajo tregoi në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në “Neës 24”, sëmundjen e rëndë të të birit dhe që mjeku nuk i ka dhënë shpresë për jetën e tij. “Nuk kam pasur asnjë reagim nga babai i fëmijës, as nga ish-kunati. Djali është shumë i sëmurë, ma kanë lënë për kontroll ditën e hënë. Mjeku më tha se nuk jep garanci, tha se ka fëmijë që janë futur edhe tri herë në operacion. Është hera e dytë që i kemi bërë ndërhyrje kirurgjika­le. Doktori nuk më tha asgjë nëse do të ketë përmirësim. Nga ndërhyrja e dytë nuk ka asnjë përmirësim”, rrëfeu ajo.

Sa i lidhur ka qenë djali me babanë e tij?

Deri në moshën 3 vjeç ka qenë i lidhur, e ka dashur. Pasi ai u largua, e gënjente dhe nuk vinte ta takonte. Djali qante dhe i thashë që të mos e gënjente më. Tani që është 11 vjeç nuk pyet më për babanë. Ka që në moshën 9 vjeç, kur i ra telefonit të babait dhe iu përgjigjën fëmijët e tij dhe e ofenduan djalin tim. Fëmijët e atij tani janë martuar, janë bërë me fëmijë. Dy fëmijët e parë, se fëmijën e tretë e ka një vit më të madh se djali im.

Ti ke qenë thjesht në rolin e të dashurës?

Jo, nuk e pranoj. Vëllai i tij ka ardhur tek unë dhe e kam respektuar. Vinin dhe kushërinjt­ë e tij. Madje, edhe tani më pyesin për djalin si është. Kur kam pasur djalin në spital, më ka ardhur i vëllai. Më tha që kishte gjashtë muaj që nuk fliste fare me vëllanë e tij.

Nëna dhe babai i tij kanë ardhur një herë kur kam lindur djalin.

Nëse sot do u bëje një thirrje prindërve të tij, si do të reagonin?

Nuk besoj se do të reagonin. Djalin e njohin, e dinë që është nipi i atyre, kanë folur në telefon. Më shumë flet në xhaxhanë, kurse me gjyshen ka mbi një vit që nuk flet. Arsye pse nuk flasin është se unë i kam ftuar për Vitin e Ri dhe ai i kishte thënë nënës së tij mos u merr me ta, se nuk është djali im. Unë me atë kam një vit që nuk flas më fare. Unë jam drejtuar te ju vetëm për të kërkuar ndihmë për fëmijën tim, të bëj atë që i takon fëmijës tim, asgjë më shumë, vetëm siç bën me tre fëmijët e tjerë. Unë jam gati për ADN-në e fëmijës tim. Sa presion kishe nga ai? Sa herë që i thosha ta mbyllnim historinë tonë dhe të shihte jetën me gruan që kishte, ai më thoshte se “nga unë të ndan vetëm vdekja”.

Fizikisht nuk më ka dhunuar, por psikologji­kisht po. Vinte te shtëpia ime orar pa orar dhe i thoshte babait se “atë vajzë nuk e gëzon njeri tjetër përveç meje”.

Ardhja e djalit ka qenë e dëshiruar?

Nga ai jo, por nga unë po. Më ka kërkuar edhe ta abortoja. Në maternitet ka ardhur. Filloi duke e afruar djalin deri kur ishte 3 vjeç. Si vendosët të ndaheshit? Më mori në kafe dhe më tha që “deri këtu e kishim bashkë, do i afrohem më shumë familjes sime, nuk mundem më të rri me ty, vazhdo shiko jetën tënde”. Unë i kërkova vetëm një prokurë për djalin që të mund të largohesha. Ai më tha se nuk ma jep prokurën, pasi në Francë, ku ai jetonte, kishte thënë se kishte vetëm tre fëmijë. Unë nuk pranova të ndaheshim për arsyen e djalit, pasi isha edhe pa punë. Ai e di sëmundjen e djalit? Po, është në dijeni të gjithçkaje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania