Gazeta Shqiptare

Binjaku: Jam shumë e ngarkuar psikologji­kisht

-

Arrest me burg me afat 30-ditor. Kjo ka qenë masa e dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit për Redina Binjakun, edukatoren e kopshtit privat, ku humbi jetën një fëmijë 3 vjeç. 27-vjeçarja Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat ku gjeti vdekjen fëmija mesditën e së premtes ka lëshuar deklaratë ku është shprehur se nuk do të marri pjesë në seancë. 27-vjeçarja është përfaqësua­r në seancën e kryesuar nga gjyqtari Alfred Konomi nga avokati i saj Ylli Hasimetaj. Prokuror i çështjes, Hysen Ajasllari ka kërkuar qëndrimin e saj në burg deri në fund të hetimeve me akuzën për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, çka është pranuar nga gjykata.

LETRA

27-vjeçarja Redina Binjaku do duhet të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Fierit ditën e sotme, e cila ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren e çerdhes ku humbi jetën 3-vjeçari Noah Kodheli.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se vetë edukatorja nuk ka qenë e pranishme në seancën e sotme, por e përfaqësua­r nga avokati mbrojtës. Në një letër drejtuar gjykatës, ajo ka dhënë edhe arsyet e vendimit të saj, duke thënë se ndihet shumë e ngarkuar psikologji­kisht për shkak të ngjarjes dhe i shpreh ngushëllim­et familjes. “Unë shtetasja Redina Binjaku mora njoftim për seancën gjyqësore të datës 11.01.2022 ora 10:00. Në radhë të parë i shpreh ngushëllim­et më të sinqerta familjes së të miturit Noah Kodheli! Jam shumë e ngarkuar psikologji­kisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal. Kërkoj të përfaqësoh­em nga avokati im Ylli Asimetaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier”, shprehet 27-vjeçarja në letrën e saj. Ajo ka deklaruar se ka qenë duke u kujdesur për një fëmijë tjetër në kohën kur ndodhi ngjarja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania