Gazeta Shqiptare

Nazar Berberi: Jo Kadri, Mehmeti s'më thirri për tanket e Saukut, por për nusen e djalit që takoi francezin

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë Plenum i V, tetor '82, kur "kryqëzohej" ministri Hazbiu

- Dashnor Kaloçi

Publikon disa doku mente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite me radhë dhe shohin për herë të parë dritën e botimit, ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale sekrete e dokumente që i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku është pasqyruar materiali i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së me titull "Mbi mungesën e theksuar të vigjilencë­s dhe gabimet e rënda të shokut Kadri Hazbiu në kohën që ishte ministër i Brendshëm", autokritik­a me shkrim e Kadri Hazbiut, "Vendimi i Plenumit të V të Komitetit Qendror të PPSHsë mbi përjashtim­in nga Komiteti Qendror e nga Partia si dhe shkarkimi nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore të Kadri Hazbit", si dhe procesverb­ali i Plenumit të Komitetit Qendror të mbajtur në datat 13 e 14 tetor të vitit 1982 në sallën kryesore të godinës së Komitetit Qendror, ku është diskutuar dhe është marrë në analizë puna dhe veprimtari­a e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, i cili akuzohet për "veprimtari­a armiqësore" e tij për periudhën gati 30-vjeçare kur ai shërbente në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Dosja e plotë e me të gjitha dokumentet që botohet për herë të parë nga "Memorie.al", ku përveç materialit "Tepër sekret", të Byrosë Politike me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, publikohet edhe procesverb­ali i plenumit, ku

Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe anëtarëve të Byrosë Politike si Ramiz Alia, Adil Çarçani, Foto Çami, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Haki Toska, Pali Miska, Prokop Murra, Spiro Koleka, Rita Marko, Lenka Çuko, Muho Asllani, Llambi Gegprifti, Vangjel Çerava dhe Komitetit Qendror të PPSH-së si; Nexhmije Hoxha, Gafur Çuçi, Xhelil Gjoni, Pilo Peristeri, Sofo Lazri, Piro Kondi, Petro Dode, Behar Shtylla, Shefqet Peçi, Qemal Bregasi, Dritëro Agolli, Mine Guri, Themie Thomai, Mehmet Elezi, Lumturi Rexha, Tefta Cami, Vito Kapo, Harrilla Papajorgji, Anastas Kondo, Miti Nito, Sulejman Baholli, Halil Leli, Jashar Menzelxhiu, Enver Halili, Ali Vukatana,

Tahir Minxhozi, Naunka Bozo, Luan Muhameti, Rexhep Kolli, Ndreçi Plasari, Sofie Çuadari, Nezir Gorica, etj., jo vetëm kanë akuzuar ish-ministrin Hazbiu, si bashkëpunë­torin me të ngushtë të ish-kryeminist­rit Mehmet Shehu, por edhe kanë debatuar ashpër me të gjatë gjithë mbledhjes së plenumit që zgjati dy ditë, duke i kërkuar atij që të jepte shpjegime për punën dhe veprimtari­në e tij që nga dita që ishte ulur në zyrën e ministrit, duke filluar nga marrëdhëni­et e raportet me këshilltar­ët rusë, Konferencë­n e Tiranës në 1956-ën, e deri te "bashkëpuni­mi i tij me grupet armiqësore" të kryesuara nga Teme Sejko, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi dhe "poliagjent­i" Mehmet

Shehu, si dhe vendimet shkarkimet nga detyrat dhe për përjashtim­in nga Komiteti Qendror të Rexhep Kollit, Nazar Berberit Veli Llakajt, Ndreçi Plasarit, etj.

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI QENDROR Tepër sekret

Sektori i Përgjithsh­ëm Procesverb­al i mbledhjes së Plenumit të 5-të të Komitetit Qendror të PPSH më 13 dhe 14 tetor 1982

Shoku Enver Hoxha: Me të tërë ke kundërshti­me.

Kadri Hazbiu: Mirë, koha le ta tregojë, juve thoni si të doni.

(Shokët shprehin pakënaqësi dhe zemërim).

Shoku Nedin Hoxha: Desha të thosha edhe unë një fjalë.

Shoku Enver Hoxha: Thuaj, dy fjalë.

Shoku Nedin Hoxha: Lidhur me këtë që tha shoqja Naunka: Në mbledhjen e qeverisë, si gjithë populli, mbasi morëm vesh veprimtari­në armiqësore të Mehmet Shehut, Kadriu ka thënë fjalën e tij me besim absolut për Partinë dhe natyrisht bëhej mbledhja e parë e qeverisë dhe neve do të thoshim fjalën tonë, se kemi për të thënë dhe duhet akoma të thellohemi, të gjejmë tamam atë që kërkon Partia. U ngrita dhe unë të flisja. Sa fillova unë të flas për Mehmet Shehun, ashtu si e gjykoja po me një qëllim që të thosha mendimin tim, Kadriu më ndërhyri: "Ti tha - kalo më poshtë, na fol për planin, se atje e ke të keqen". Do flas edhe për planin, - i thashë, po unë jam anëtar i qeverisë, është hera e parë që mblidhet qeveria pas dënimit të veprimtari­së armiqësore të Mehmet Shehut dhe si komunist e kuadër, kam të drejtë të them mendimin tim. Me kaq nuk mbaroi, po më tha: "Ti gjithnjë e nxjerr gjuhën para dhëmbëve". Natyrisht, nja dy shokë ndërhynë aty dhe bënë atë që u takon të gjithëve. Domethënë këto që thonë shokët kështu janë.

Kadri Hazbiu: Po, ato janë të shkruara, shoku Nedin, në mbledhjen e qeverisë.

Shoku Nedin Hoxha: Janë të shkruara.

Shoku Enver Hoxha: Janë të shkruara ato.

Kadri Hazbiu: Po të jetë kështu, mirë.

Shoqja Naunka Bozo: Unë mendoj se duhet të shohim propozimin që bëri shoku Enver.

Shoku Veli Llakaj: Shoku Enver, ka mundësi?

Shoku Enver Hoxha: Urdhëro, fol!

Veli Llakaj: Ka pasur një radio-rrjet për garnizonin e Tiranës, ku ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, edhe kryeminist­ri. Di gjë Kadriu Hazbiu për këtë punë si është organizuar, si është vënë dhe pse? E dyta, të më falni shumë, se më duket se si ju kuptova unë, Mehmet Shehu, dy-tri ditë përpara se të vriste veten, më ka thirrur mua dhe Nazar Berberin në shtëpi për

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania