Gazeta Shqiptare

Dyfishohet numri i infektimev­e me COVID, regjistroh­en 2177 raste të reja

Ministria e Shëndetësi­së: Mbi 15 mijë të sëmurë aktivë, 116 të hospitaliz­uar dhe 14 në gjendje më të rëndë Rritet edhe numri i vdekjeve, 6 qytetarë humbin jetën brenda 24 orëve

- Voltiza Duro

i infektimev­e di tore me COVID ësh të dyfishuar në 24 orët e fundit. Përkatësis­ht janë regjistrua­r 2177 raste të reja pozitive nga 8136 testime të kryera. Ndërkohë, 6 persona kanë humbur jetën në betejën me virusin e rrezikshëm. "Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 2177 qytetarë në këto bashki: 965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastë­r, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnjë nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastë­r, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Përrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë-Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol", - bëri të ditur Ministria e Shëndetësi­së. Vlen të theksohet se ka 15,318 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. "Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - thuhet në njoftimin e MSH-së. Sakaq, janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli i MSH-së

Ministria e Shëndetësi­së u bëri apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. "Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re, ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r për t'u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t", apeloi MSH. Ndërkohë, kjo e fundit u kujtoi qytetarëve se respektimi i protokolle­ve anti-COVID është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit. "Vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontak- toni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar sa më parë, ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", - nënvizoi Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ?? STATISTIKA (11 JANAR 2022)
STATISTIKA (11 JANAR 2022)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania