Gazeta Shqiptare

Sfida arsimore që uroj të përballet gjatë 2022

-

Trajnimit. agjenci që kryen periodikis­ht vlerësime të jashtme të cilësisë në institucio­net e AL-së. Ajo quhet “Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” (ASCAL). Autonomia universita­re - më së pari, komponenti akademik i saj – ka një raport të përcaktuar qartë me llogaridhë­nien. A janë ato të baraspeshu­ara? Shumë persona në Universite­te, veç njësive përkatëse dhe ASCAL-it, paguhen për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.

Me po kaq interes dhe vlerë është reformimi i brendisë së procesit të certifikim­it të mësuesve të rinj nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QShA).

Unë besoj se sa më sipër imponojnë kërkime në fushën e kurrikulës. Që të shkohet përtej asaj që e konsideroj­më të mirëqenë, për të eksploruar atë që nuk dimë akoma për natyrën e koncepteve dhe të ideve të reja; si ndodh të nxënit e tyre dhe si mund të informohen mësuesit / drejtuesit nga prurje të tilla për të siguruar nxënien efektive.

Në të kundërtën, të interesuar­it e përfshirë do të vijojnë rezistencë­n. Nxënësit dhe studentët, stoikë në refuzimin e tyre për të menduar vetë, do t’i përmbahen me dëshpërim të drejtës për të mësuar, duke nxënë përmendësh. Një pjesë e madhe e mësuesve, specialist­ëve dhe pedagogëve, të pasigurt para materialev­e të reja dhe sipas tyre “shumë të vështira”, nuk do të kuptojnë se problemi qëndron te mos kuptimi i risisë. Ata do vazhdojnë t’i drejtojnë energjitë dhe qëllimet e tyre të mira, duke e zhvilluar mësimin si t’u duket më e arsyeshme. Dhe rezultati do të vijojë të jetë gjithmonë i diskutuesh­ëm.

Tiranë, më 11/01/2022

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania