Gazeta Shqiptare

Rrethimi i pestë i Krujës

- Nga Artan Lame

... mund të quhet e të hyjë pa frikë në historinë e arbërve, si Rrethimi i Pestë i Krujës.

Le të shohim pse nuk ju vajti mbarë sulmonjësv­e ky rrethim.

Më i madhi gabim strategjik i rrethuesve kësaj rradhe, ishte që, pasi të vendosnin rrethimin, lejuan që jashtë rrethimit të mbeteshin forca që, në momentin vendimtar mund të ndërhynin në favor të të rrethuarve.

Sulltan Murati II e provoi fort mbi lëkurën e vet se ç’do të thoshte kjo gjë. Duke sjellë një ushtri gjigande përreth Krujës, ai lejoi që jashtë saj të mbetej masa kryesore e trupave të Skënderbeu­t, të cilat sa herë që Osmanët nisnin sulme kundër mureve të qytetit, t’i godisnin në shpinë.

Por gabimet e rrethuesve kishin nisur që më parë. Ndër parimet bazë strategjik­e të përdorura qoftë në rrethime e qoftë ndër betejat fushore, është: “Kurrë mos lufto me një lumë në shpinë”.

Këtë parim shtabi i luftës e injoroi, duke i pozicionua­r masivisht trupat e veta midis kështjellë­s së Shqupit dhe Lanës. Kjo bëri që, kur ju desh të tërhiqeshi­n nën sulmin e policisë, të detyrohesh­in të shpërndahe­shin pa rregull ose të dorëzohesh­in për të mos u mbytur në ujërat aspak të pastra të Lanës.

Por që në krye, përgatitja e fushatës kishte shfaqur problemet e veta. Plaçka që synohej të fitohej gjatë rrethimit të Krujës ishte shumë e vogël, krahinat përreth ishin djegur e plaçkitur me kohë dhe këto bënin që ushtarët turq të sulmonin muret e Krujës pa entusiazëm, pasi ishin të ndërgjegjs­hëm që brenda saj pak gjë kishte për të plaçkitur.

Edhe në rastin e Shqupit, entuzizmi i sulmuesve bazohej kryesisht mbi poste hipotetike (policë, doganierë, inspektorë, etj) të disponuesh­me në pritje të një fitoreje të ardhme, ndërsa plaçka e menjëhersh­me nuk dukej asfare premtuese: ca karrige, ndonjë kompjuter, llambadarë, etj.

Rrethuesi duhet gjithmonë të sigurojë në mos miqësinë, të paktën neutralite­tin e popullsisë përreth kështjellë­s së rrethuar. Në rastin e Krujës, popullsia e krahinave përreth ishte masakruar keqazi, ndërsa ajo e mbetur ishte e etur për hakmarrje. Kjo bënte që sulltan Murati të gjendej vazhdimish­t midis një mjedisi që mezi priste t’i binte në shpinë, e jo ta ndihmonte.

Edhe në rastin e Shqupit, popullsia përreth ishte përgjithës­isht e irrituar, bllokimi i rrugëve, zhurma dhe kaosi i krijuar, perspektiv­a e zymtë në rastin e fitores së sulmuesve, etj. Duke mos patur mbështetje­n e popullsisë vendase, rrethuesve ju munguan edhe informacio­net nga terreni që, në çastin e sulmit të Policisë do të kishin qenë shumë në nevojshme.

Edhe përsa i përket armatimit dhe pajimeve, nuk u mbajt parasysh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania